Function Center, Melbourn, Australi, 21 tetor 2017 – Duke ditur rëndësinë e meçit, vlerën e titullit dhe kundërshtarin që ishte i pamposhtur, Ibrahim Balla nuk ia ka lënë asgjë rastit. Balla (13-1, 7 KO) këtë betejë të rëndësishme kundër afrikanit nga Tanzania, Salimo Jango (9-1, 6 KO) ka arritur t`a përmbyll me fitore, duke fituar titullin “WBA Oceania”, apo titullin e Oqeanisë në versionin WBA.

Dueli ishte sfidues gjatë 10-raundeve që u zhvillua. Balla në raundin e pestë e dëmtoi arkadën e majtë duke pasur një prerje të madhe. Por, kjo vetëm se e inkurajoj dhe vazhdoi duke fituar meçin. Tre gjyqëtarët e vlerësuan meçin në të mirë të Ballës, 99-91, 96-94 dhe 98-92. Me këtë fitore Balla pritet të renditet në TOP-15 në versionin WBA në kategorinë pendël. Balla ka përparuar edhe në boxrec.com për dhjetë pozicione, duke u ngritur nga pozita 82 në 72.

Ky është titulli i pestë i fituar për Ballën gjatë karrierës si boksier profesionist. Ai më parë ka fituar titujt e “Victoria State” në kategorinë super bantam, pastaj titullin e Australisë në dy kategori të ndryshme në super bantam dhe pendël. Si dhe titullin “WBA Oriental” në kategorinë pendël.

www.kosovaboxing.org
23 tetor 2017