RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Ibrahim Balla fiton titullin e Australisë

1 min read

Ibrahim Balla - Australian ChampMelbourn Pavillon – Flemington, Victoria State, Australi, 7 gusht 2015 – Ibrahim Balla ka arritur të fitoj titullin e kampionit të Australisë në kategorinë bantam. Balla 8-0 (5 KO) mposhti Robert Lecio 16-22-1 (8 KO) pas dhjetë raundeve.

Ky triumf gëzoi të gjithë ekipin Balla duke e përfshirë vetë Ibrahimin, vëllain Qamilin i cili poashtu është boksier i sukseshëm, si dhe babain Nuriun dhe të tjerët. 

Familja Balla ka edhe kampionin tjetër, ai është Qamil Balla kampion i Australisë në kategorinë super të lehtë. Qamili 7-0-1 (3 KO) pritet që javën e ardhshme me 14 gusht të boksoj ndaj Will Sands 5-5-1 (2 KO). Dueli do të jetë në gjashtë raunde.

Kosova Boxing është mediumi i vetëm shqiptar që ka mbështetur që nga viti 2012 vëllezërit Balla. Poashtu Kosova Boxing ishte përkrah edhe Ibrahim Ballës në Lojrat Olimpike “Londra 2012” duke njoftuar opinionin se Balla ka origjinë shqiptare dhe mbron ngjyrat e Australisë.

Artan Vërbica
8 gusht 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.