RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Ibrahim Balla bokson sonte kunder filipinasit Silvester Lopez

1 min read

Ibrahim Balla do të zhvilloj sonte meçin e tij të trembëdhjetë në boksin profesionist. Ai përballë do të ketë filipinasin, Silvester Lopez, i cili ka bilanc prej 28 fitoresh (19 KO), 13 humbjesh dhe 2 barazimeve. 

Dueli Balla dhe Lopez do të zhvillohet në Function Centre në Melbourn të Australisë dhe i parashikuar të zhvillohet në 10 raunde. 

“E njohim kundërshtarin sepse ai ka zhvilluar një meç këtu në Australi një vitë më parë kundër Luke Jackson. Prandaj, vendosëm për te” theksoi Nuri Balla, babai i Ibrahimit për Kosova Boxing.

Dy herë kampioni i Australisë në dy kategori të ndryshme (Super-Bantam dhe Pendël), Ibrahim Balla (11-1, 7 KO) shpreson që me fitoren e radhës të afrohet në rangimet botërore dhe të vazhdoj të ndjekë ndonjë titull botëror, ku Balla ka potencial të shëndrohet në kampion botëror.

“Ajo që është arma jonë e fortë, është grushti i fuqishëm e Ibrahimit” thekson Nuriu ku shpreson që djali i tij të fiton sonte me nakaut.

Kosova Boxing i dëshiron suksese boksierit tonë duke shpresuar në fitoren e dymbëdhjet në karrierë. 

Artan Verbica
19 korrik 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.