RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

I padrejtë vendimi kundër Azize Nimanit

1 min read
Azize NimaniE padrejtë, dy me dy në raunde dhe akoma qëndron i pakuptimtë rezultati dhe vlerësimi i bërë nga gjyqëtarët e aq më i madhe i një institucioni që thiret si më i miri siç është AIBA. Meçi ka përfunduar me raunde të barabartë, por këtu shtohet pyetja ime pse tek boksi femëror që janë katër raunde dhe ky rezultat mund të ndodh çdo herë? Dhe në fund pse i teket disa gjyqëtarëve i jepet fitorja italianes, 2 me 1.

A ka AIBA sistem të numërimit të goditjeve?

Më duket AIBA vetëm sa i ka vështirësuar punët dhe duken me të vërtet jo profesional, dhe të padrejtë. Do të ishte mirë me pas sistemin e goditjeve dhe me dhanë një konstantim dhe rezultat i drejtë. E jo me u dhanë vlerësimi sipas qefit të gjyqëtarëve dhe në këtë rast si ka ndodh kjo i Azize Nimani me Marzia Davide me u vlerësu sipas qefit të gjyqëtarëve dhe ndikimit të AIBA-së.

AIBA do të humb yjet e boksit amator të cilët në shenjë paknaqësie do të kalojnë në boksin profesionist.

Artan Vërbica
26 qershor 2015 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.