RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Humb jetën boksieri Atdhetar Skenderi

1 min read

Strugë, Maqedoni – 10 Qershor 2012 – Atdhetar Skenderi, 26 vjeçar, ka humbur tragjikisht jetën në një aksident të rëndë sot pasdite në aksin rrugor Strugë-Veleshtë.

I ndjeri ka ndërruar jetë para dërgimit në Spitalin e Strugës dhe se vdekja e tij është konstatuar edhe nga mjeku kujdestar në repartin e kirurgjisë, dr. Mirko Lekoski.

“Rreth orës 15.30, është sjellur i aksidentuari Atdhetar Skenderi nga Vleshta, por për fat të keq pa shenja jete. Lëndimet e marrë në kokë dhe trup kanë qënë fatale për jetën e tij”, theksoi për INA, mjeku Lekoski.

Organet policore dhe gjykatësi hetues ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Atdhetar Skenderi ishte boksier aktiv në KB “Sindi” ku ka dhënë kontribut të çmueshëm, duke u shpallur disa herë kampion individual shtetëror dhe ekipir me klubin e tij.

Varrimi i të ndjerit Atdhetar Skenderi, pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme, e hënë 11 qershor.  Organet e policisë, hetuesisë dhe gjyqësisë vazhdojnë veprimit për zbardhjen e plotë të rastit.

Agjensioni Kosova Boxing i shpreh ngushëllime më të sinqerta për të gjithë familjen.

Marrur nga (M.Latifi/INA)

9 thoughts on “Humb jetën boksieri Atdhetar Skenderi

  1. ngushellime me te sinqerta familjes.edhe ce nuk me besoet, se ti nuk je ne mesin e shokve, tali per ne esht nje humbje e madhe, nuk do ti harrojm kujtimet dhe as punen qe ti e bone bashk me shoket e tu ne kb sindi,gjithmon do tjesh ne mesin ton i pa vdekshem tali, me gjith zemer e lus zotin te shperblej me xhenet ishalla, me respekt resmi zhuta.

  2. ngushllime me te sinqerta familjes miqve shokve dhe ku do si jan shqiptaret per atdhetar skenderi por asht i pa vdekshem asht shpirti jot atdhe ishalla ne parajs .me respekt ( A Nuredini) nga zvicra

  3. atdhetar sekenderaj shum lajm i tronditur na erdhi per at sportist te ri ngushllime me te sinqerta familjes zoti ne gjenet po atdhetari nuk vdes kur nga familja miqt dhe tan botes.

  4. Ngushllim me te sinqerta familjes dhe gjith atyre te cilete e njoften Atdhetar
    me rispekte M. Gjocaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.