RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

HUCK mbron titullin sërish, ndërsa HELENIUS shkatëron PETER-in

2 min read

Gerry Weber Stadium, Nordrhein-Westfalen, Gjermani, 2 Prill 2010 – Marco Huck ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në versionin WBO për herë të gjashtë. Huck 32-1-0 (23 KO) për kundërshtar kishte izrailitin Ran Nakash 25-1-0 (18 KO), cili deri në këtë duel ishte i pamposhtur. Nata e shtunë në Gjermani solli mjaft emocione ku në parameç të Huck dhe Nakash, dyluftuan edhe perspektiva e boksit në kategorinë e rënd Robert Helenius dhe ish-kampioni botëror Samuel Peter, ku finlandezi mposhti nigerianin me TKO 9. Ti kthehemi meçit Huck dhe Nakash, ku Huck doli fitues, por disi jo edhe aq bindës. Meçi ishte mjaft interesant dhe i balansuar deri në raundin e pestë, por më pastaj Huck gjeti formulën fituese ku përdori mjaft mirë “Uppercut” dhe kjo doli të ishte triumfuese. “Ai ishte kundërshtar mjaft i rrëzikshëm, dhe isha në kërkim deri në fund të duelit. Aperkatat e mia e dëmtuan mjaft shumë sonte. Ishte kënaqësi e madhe e imja që para shiquesve të mi të tregoj këtë paraqitje” theksoi Huck për mediat gjermane. Për izrailitin Nakash kjo ishte humbja e parë në karrierë, ku ishte mjaft i demoralizuar nga kjo humbje. “Huck është shumë i fortë. Unë erdha në Gjermani për të fituar, por ja që nuk ia arrita të fitoj titullin, dhe jam shumë i mërzitur” theksoi Nakash.

Para këtij meçi që ishte mjaft i bukur, u zhvillua edhe dueli i tjetër interesant mes Robert Helenius dhe Samuel Peter. Finlandezi Helenius prapë zhvilloi një duel të fortë duke shkatëruar nigerianin Peter në raund të nëntë. Meçi i tyre ishte i vlefshëm për titujt intercontinental të WBO-së dhe WBA-së. Helenius 15-0 (10 KO) po tregon cilësi të mëdha në boksin profesionist, ku deri më tani pos Peter, ai ka mposhtur edhe Lamon Brewster, Scott Gammer, Taras Bidenko që shquhen si boksier cilësor. Ai është duke ecur me hapa të sigurt drejt ngrtitjes së tij si boksier kualitativ, mirëpo këto fitore nuk e tregojnë ende vlerën e tij, pasi këta boksier të cilët i ka fituar, janë të përfunduar. Do të ishte një duel i mirë mes Helenius dhe Dimitrenko për titullin evropian këtë vit. Kjo niherit do ta bënte që Helenius të fiton titullin e kampionit evropian në versionin EBU dhe të barazohet me Sinan Samil Sam i cili është boksieri i parë evropian që ka fituar titullin e evropës në meçin e 16-të profesionist. Ndryshe nga Sam i cili ka qenë edhe kampion botëror në boksin amator, Helenius nuk i është përshtatur asnjë herë boksi amator.

Foto : Photo Wende/Saurland Event

Artan Vërbica
3 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.