RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Huck dhe Adamek fitojnë sërish

2 min read

Messehalle. Erfurt, Gjermani, 21 Gusht 2010 – Marco Huck ka mbrojtur titullin e kampionit botëror të versionit WBO me ndërprerje ndaj amerikanit Matt Godfrey 20-2-0 (10 KO). Huck 30-1-0 (23 KO) edhe një herë tregoi se është ndër më të mirët në kategorinë “Cruiser”. Huck filloi furishëm nga raundi i parë duke e hedhur Godfrey në dysheme. Edhe në raundet tjera Huck ishte më i mirë ku amerikani disa herë u mundonte me simulime të shtyej meçin, por këtë nuk ai arriti, pasi që në raundin e 5-të Huck tre herë e gjuajti në dysheme deri sa gjyqëtari ndali luftën. Kjo është mbrojtja e katërt e titullit nga Huck. Ai deri më tani ka pësuar vetem një humbje nga Steve Cuninngham. Boksieri ynë Nuri Seferi rankohet si i 9-ti në WBO dhe është pronar i titullin WBO të Evropës ku mund sërish t`a sfidoj kampionin botëror.

Në parameçe në Erfurt fitore shënuan edhe Enad Licina 18-2 (10 KO)  me vendim unanim pas tetë raundeve me Ismail Abdoul 35-19-2 (14 KO). Ndërkohë edhe finlandezi Robert Helenius 13-0-0 (8 KO) fitoi titullin kampionit evropian të versionit EBU dhe EU duke mposhtur Gregory Tony 12-1-0 (10 KO).

Prudential Centre, New Jersey, Shba, 21 Gushtu 2010 – Tomasz Adamek ka fituar edhe një përballje në kategorinë e rënd. Adamek 42-1-0 (27 KO) mbrëmë mposhti ish-sfiduesin botëror Michael Grant 46-4-0 (34 KO) me vendim unanim. Adamek i rankuar i 3-ti në versionin IBF dhe i 5-ti në versionin WBC është në rrugë të mirë ti sfidoj në një të ardhme të afërt vëllezërit Klitschko. Ai nuk po ngutet dhe po menagjon karierën me kujdes të shtuar dhe po pret rastin e volitshëm. Ish-kampioni botëror në kategorinë gjysmë të rënd dhe kruzer ka mundësi të mira në të ardhmen të fitoj edhe në kategorinë super të rënd. Adamek deri më tani ka mposhtur emra të mëdhenjë në kategorinë e rënd, si Chris Arreola, Andrew Golota, Jason Estrada.

Në parameç të Adamek dhe Grant boksoi edhe talenti amerikan Sadam Ali. Ali 9-0 mposhti Lenin Arroyo me KO në raund të pestë. Ali pjesmarrës në kampionatin botëror në Chicago 2007 dhe Lojrat Olimpike në Pekin 2008 ka perspektiv të madhe në boksin profesionist.

Krenar Fejzullahu
22 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.