RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Huck barazon me Afolabin, Pulev fiton me KO 11 kundër Dimitrenkos

3 min read

Erfurt, Gjermani, 5 Maj 2012 – Marco Huck ka arritur vetëm me barazim të mbrojë titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë “Cruiser”, kundër Ola Afolabi. Dueli u zhvillua në 12 raunde mjaft të forta ku dy gjyqëtarë e vlerësuan me 114-114, dhe një 115-113 në të mirë për Huck.

Beteja ishte mjaft i fortë në çdo raund, ku mund të themi se Afolabi ishte më këmbëngulës dhe dëshironte fitorën, ndërsa Huck si duket kësaj radhe ishte më i mbyllur, dhe gjatë gjithë kohës kërkonte të fiton para kohe me ndërprerje, por kjo nuk i shkoi, dhe herë pas here ishte në telashe të mëdha.

Edhe meçi parë i këtyre dy boksierëve me 2009 ishte mjaft interesant ku Huck fitoi me epersi të vogël, por mbrëmë Afolabi ishte mjaft i mirë. Si duket ka ndikuar edhe prezenca dhe trainimin që e ka bërë me trainerin e njohur Fritz Sdunek.

Rallë herë duket të janë në qendër të vemendjës trainerët, në vend të boksierëve. Por, mbrëmë shumë adhurues dëshironin të shohin edhe trainerin fitues, Ulli Wegner apo Fritz Sdunek, dy trainerët më të mirë në Gjermani dhe ndoshta në Evropë. Këta dy trainer u ndanë me barazim dhe deri më tani kanë pasur tre përballje të boksierëve të tyre. Në vitin 2000 boksieri i Sdunek, Vitaly Klitschko mposhti boksierin e Wegner, Timo Hoffman. Ndërsa në vitin 2007, Wegner triumfoj me boksierin e tij Arthur Abraham, kundër boksierit të Sdunek, Khoren Gevor. Dhe mbrëmë përballja e tretë e trainerëve përfundoj me barazim.

Një konstantim i Kosova Boxing, për Marco Huck. Ai bëri ndeshje të madhe kundër Alexander Povetkin dy muaj më parë. Gabimi i tij ishte rikthimi i tij në kategorinë “Cruiser”. Çdo boksier i madh që është rikthyer në kategori ka pësur gjithëmonë dhe karriera e tij ka shkuar te poshtë.

Kubrat Pulev vs. Alexander Dimitrenko – KO 11 Pulev
Edhe parameçet ishin mjaft interesante ku Kubrat Pulev arriti të kurorëzohet me titullin e kampionit evropian në versionin EBU.Njëherit ky meç ishte edhe për brezin IBF Internacional. Pulev ishte dominues ndërsa në raundin e njëmbëdhjet me një direkt të majt, nakautoj Dimitrenkon. Pulev tani ka rekord 16-0 (8 KO), dhe rankohet në pozitën 13 IBF dhe 12 WBO. Kjo fitore do të sjell edhe në top 15 edhe në dy versionet tjerë, ndërsa do të përparoj edhe më shumë në versionin IBF, ku ai për herë të dytë mbrojti titullin IBF Internacional.

Robert Stieglitz vs. Nader Hamdan – UD 12 Stieglitz
Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri i SES Boxing, kampioni botëror në versionin WBO, kategoria super e mesme, Robert Stieglitz. Ai triumfoj ndaj australianit Nader Hamdan me vendim unanim, 117-111, 117-111 dhe 120-108. Stieglitz dominoi në të gjitha raundet duke rritur bilancin e tij në 42-2-0 (23 KO). Ndërsa Hamdan pësoi humbjen e 10-të.

Në këtë mbrëmje prezent ishte fotoreporteri ynë i njohur Eroll Popova.

Artan Vërbica
6 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.