RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Hrgoviç vs. Yoka për IBF eliminator

3 min read

Lista e re e versionit IBF në fillim të këtij muajit ka ndryshuar, pasi Luis Ortiz i renditur i 10-ti dhe Charles Martin i renditur i 2-ti ishin ballafaquar për pozitën e parë, ku Ortiz mposhti Martinin me TKO 6. Kështu që Ortiz me këtë fitore të madhe erdhi në pozitën e parë, ndërsa Filip Hrgovic i cili renditej më parë i treti, u ngritë një vend më lartë, në vendin e dytë dhe IBF rekomandoi që këta dy boksier duhet të dyluftojnë mes veti për tu shpallur “mandatory” apo sfidues zyrtar për ta sfiduar titullin e kampionit IBF që mbizotrohet aktualisht nga kampioni botëror, ukrainasi, Oleksander Usyk.

Mirëpo, Ortiz refuzoi të boksoj Hrgoviçin, dhe rasti iu dha të tretit të renditur, australianit Joseph Parker. Parker renditej i katërti muajin e kaluar dhe me fitoren e shënuar kundër Dereck Chisora erdhi në pozitën e tretë. Ndërkohë edhe Parker e refuzoi kroatin.

Pozita katër ndahej për ish-kampionin e padiskutueshëm botëror, Anthony Joshua i cili ka në marrëveshje për të boksuar Oleksander Usyk-un në muajin prill. Ndërsa i pesti renditet franqezi Tony Yoka. Yoka mori rastin si i pesti dhe ai pranoi pa hezitim ndeshjen për IBF eliminator. Dy boksierët që njihen mes veti mjaft mirë pasi janë përballur. Data e tyre pritet shumë shpejt të bëhet zyrtare.

Tre herë janë takuar Yoka dhe Hrgoviç:

Në vitin 2010 në kampionatin botëror “Youth” për të rinjë në Baku të Azerbejxhanit, Hrgoviç dhe Yoka arritën deri në finale. Në finale kroati e mposhti me rezultat 7:4. Hrgoviç u shpall kampion i botës për të rinjë.

Me 2015 në kampionatin botëror në Doha, Katar, Yoka dhe Hrgoviç takohen në çerekfinale, ku franqezi e mposht me rezultat të ngushtë, 2 me 1. Yoka ishte i pandalshëm duke u shpallur kampion botëror.

Në Lojrat Olimpike “Rio DaJaniero 2016” Yoka dhe Hrgoviç u takuan në gjysëmfinale. Franqezi doli të jetë më i mirë duke e mposhtur me 2:1 në raunde. Rezultat i ngushtë por i mjaftueshëm që franqezi të deportoj në finale. Ai në finale mposhti britanikun Joe Joyce poashtu, 2 me 1 për të fituar medaljen e artë olimpike. Hrgoviç u desh të knaqej me të bronztën.

Te dy boksierët pas Lojrave Olimpike në Rio, kaluan në boksin profesionist me 2017. Të dytë njohin vetëm fitoret. Hrgoviç ka bilanc (14-0, 12 KO), ndërsa Yoka (11-0, 9 KO).

Nga meçet e zhvilluara deri më tani Yoka ka shënuar fitore më të mëdha nga kundërshtar më të denjë. Ai mposhti Alexander Dimitrenkon me TKO 3, Travis Clark me KO 3, Christian Hammer me UD 10, Michael Wallisch me TKO 3, ndërsa Hrgoviç mund të cilësohet fitore e madhe ajo kundër veteranit Kevin Johnson me UD 8, ndërsa të tjerat jo kundër kundërshtarëve të fortë. Por, kjo iu pamundësua nga promoteri i tij Saurland, i cili nuk investoi në kundërshtar më të denjë.

Gjithsesi dueli Yoka dhe Hrgoviç do të jetë më shumë se një meç, interesant dhe i paparishikueshëm.

Artan Vërbica
www.kosovaboxing.org / 14 janar 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.