Hopkins vs. ShumenovWashington, SHBA, 19 prill 2014 – Boksieri amerikan Bernard Hopkins edhe përkundër se ka mbushur 49-vite në janar të këtij viti, ai po vazhdon të shkëlqej duke mos ditur çka është mosha. Ai mbrëmë në Washington mposhti kazakun Beibut Shumenov me vendim unanim pas 12-raundeve duke mbrojtur titullin e kampionit botëror në versionin IBF, dhe njëherit duke fituar titullin Super WBA pronë e cila ishte e Shumenov. Dy gjyqëtarët Dave Moretti dhe Jerry Roth vleresuan fitoren e Hopkins me 116-112, ndërsa Gustavo Padilla për Shumenov 114-113, që u kritikua për gjykim të padrejtë nga analistët dhe akspertët botëror.

Për Hopkins kjo ishte fitorja e 55-të në karrierë (33 KO) karshi 6 humbjeve dhe dy barazimeve. Ndërsa Shumenov pësoi humbjen e dytë në karrierë karshi 14 fitoreve (9 KO).

Me këtë fitore Hopkins ka titujt në pronë dhe nëse dëshiron të mbaj titullin “Super WBA”do të jetë i detyruar të boksoj me kampionin e WBA-së, gjermanin Jurgen Brahmer.

Por, pas meçit dhe fitores Hopkins për mediet amerikane theksoi se do të dëshironte të boksonte me kampionin botëror në versionin WBC, Adonis Stevenson duke dashur të unifikoj të tre titujt. E gjithë kjo do të shihet në muajt e ardhshëm edhe pse të gjithë besojnë në realizimin e këtij meçi, pasi do të mund të jetë mjaft fitim prurës.

Në SHBA në këtë fundjavë u zhvilluan edhe disa meçe interesante ku Lukas Konecny 50-5-0 (23 KO) nuk arriti të kurorëzohet me titullin e botës në versionin WBO. Ai u mposht nga amerikani Peter Quillin 31-0-0 (22 KO) pas 12-raundeve. Quillin e fitoi meçin pastërt me vendim të gjyqëtarëve me 120-108, dhe dy gjyqëtarët vleresuan me 119-109.

Poashtu talenti ukrainas Vitaly Kopylenko 23-1-0 (13 KO) nuk ka arritur që në meçin gjysëmfinalës të turneut “Boxcino” të fitoj ndaj amerikanit Willie Monroe Jr 17-1-0 (6 KO), i cili në tetë raunde ishte dukshëm më i mirë se ukrianasi duke fituer me vendim unanim. Kjo është humbja e parë në karrierë për Kopylenkon. Të tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren për Monroe Jr, 78-74, dhe dy të tjerë 79-73.

Kosovaboxing.org
20 prill 2014