RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Hopkins i revanshohet Roy Jones Jr pas 17-viteve

2 min read

Mandley Bay Resort, Casino, Las Vegas, SHBA – Bernard Hopkins 51-5-1 (32 KO) i është revanshuar Roy Jones Jr 54-6-0 (40 KO) pas 17-viteve. Në vitin 1993 ishte Roy Jones Jr ai i cili ishte dominues dhe që e dërmoi në Washington, mirpo historia nuk u përsërit dhe Hopkins pas 17-viteve iu revanshua Roy Jones-it të lodhur. Hokins fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve. Të tre gjyqëtarët e vleresuan fitoren e pastër të Hopkins, me 118-109, 117-110 dhe 117-110.

Deri sa Roy Jones Jr në kohën e fundit ka numëruar dhe rreshtuar humbjet, 45-vjeçari Hopkins ka pasur ngritje dhe menagjim të sukseshëm të karrierës.

“Kam punuar me javë të tëra për ta mbajtur luftën nën kontroll, dhe ia arrita. Kjo fitore është e sukseshme për mua. E kam pritur gjatë t`i revanshohem” deklaroi Hopkins. “Do ta lus mengjamentin tim që e kemi të përbashkët Golden Boy Promotion të ma mundësoj luftën me David Haye. Do të ishte fantastike të luftoja me të” theksoi në fund Hopkins.

Ndërkohë legjenda Roy Jones Jr nuk ishte i kënaqur me paraqitje, mirpo ende nuk po mendon për pensionim. Ai theksoi: “Do të shkoj në shtëpi dhe do të konsultohem me anëtarët e familjes. Nuk do të jetë vendimi im. Do të flas edhe me trainerët mi, pas meje është një karrier e pasur që e kam pasur. Smundeni të bëni më mirë diçka se që kam bërë në të kaluarën” ishin fjalët e Roy Jones.

Artan Vërbica
4 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.