RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Homazhe te trajneri legjendar Lah Nimani nga Federata Profesioniste e Boksit të Kosovës dhe Agjensionit Kosova Boxing

2 min read

lah nimani 1lah nimani 2lah nimani 4lah nimani 3IMG_2168Prishtinë, 20 Shkurt 2013 – Për nder të 5-vjetorit të vdekjes së trajnerit legjendar Lah Nimani, Federata e Boksit Profesionist të Kosovës dhe Agjensioni Kosova Boxing bënë homazhe dhe vendosën kurora për respekt për të nderuar trajnerin tonë.

E kryesuar nga menaxheri i FboxprofK-së Nexhmedin Zeka, kryeredaktori i Kosova Boxing Artan Vërbica, ish-boksieri dhe trajneri i KB. Prishtina Agim Tahiraj, gazetari i pavarur Avdush Cakaj dhe fotoreporteri Shpend Ahmeti vendosën kurora mbi varrin të tij.

Me këtë rast u përkujtua kontributi shumë i madh i dhëne për një kohë të gjatë në vendin tonë nga trajneri baca Lah, i cili ishte trajneri më i mirë i boksit në Kosovë, ku nga ai dolën edhe boksierët më të mirë të vendit, boksierët e gjeneratës së artë të boksit në Kosovë.

“5-vite nga vdekja e të madhit Lah Nimani. Më kutjohet sikur sot kur para pesë viteve u varros këtu. Vitet kalojnë ndërsa veprat e tij vetëm zmadhohen. Eshtë nder i madh për mua që mund t`a përkujojë të pavdekshmin” theksoi Nexhmedin Zeka.

Edhe ish-boksieri ynë Agim Tahiraj me nostalgji dhe mallë e përkujton trajnerin legjendar: “Shumë çka përkujtoj nga e kaluara dhe të gjitha me rrethojnë me Lah Nimani. Ai dha shumë për boksin” kujton Agim Tahiraj.

“Jemi këtu për të përkujtuar dhe për të bërë homazhe. Ai është dhe do të mbetet i paharuar” theksoi gazetari Avdush Cakaj.

“E ndjej vetën shumë mirë kur fotografoj për boksin, ku është kënaqësi të jesh afër ringut. Por e pyes vetën po të isha në atë të gjeneratës së artë e të fotografoj ata yje dhe trajnerin legjendar Lah Nimani” theksoi fotografi Shpend Ahmeti.

“Synimi im është që vazhdimisht të përkujtojmë vepren e tij. Para ca muajsh unë u mundova që për dashamirët e boksit të sjell një kronolgji për veprën e tij nëpërmjet revistës “Kosova Boxing Magazine”. Duhet më shumë të insutcianilizojmë të arrituarat e tij. Ai është hero i sportit tonë, jo vetëm i boksit. Në fund të këtij viti do të sjellim edhe një libër më të gjërë për te me disa bashkëpuntor” tha Artan Vërbica.

Avdush Cakaj
20 Shkurt 2013

1 thought on “Homazhe te trajneri legjendar Lah Nimani nga Federata Profesioniste e Boksit të Kosovës dhe Agjensionit Kosova Boxing

  1. te falenderoj Artan per te gjitha qe ke bere per boksin e posaqerisht per Lah Nimanin,ku ke bere shume shkrime per boksin e po ashtu per bacen Lah ku ja ke kushtuar nje shkrim {kronologji] dhe shpresoj se e kan shiquar shumica e sportisteve ne revisten tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.