Artan Vërbica
28 shtator 2018

Data 28 shtator gjithmonë në kujtesën e dashamirëve të boksit do të kujtohet. Në këtë ditë të vitit 2005, legjenda e boksit tonë Luan Krasniqi, ishte shumë pranë të fitoj titullin e kampionit të botës kundër amerikanit Lamon Brewster.

Atë botë, 13 vite më parë i gjithë kombi ynë ishte me vëmendje drejt Hamburgut të Gjermanisë. Ishte festë kombëtare, në pritje të shpallej kampioni i parë botëror shqiptarë. Edhe gjermanët ishin poashtu në shpresë se do të kenë kampionin e dytë botëror në kategorinë e rënd pas Max Schmellingut. Dhe pikërisht meçi Krasniqi dhe Brewster u organizua me 28 shtator të atij viti në ditëlindjen e të famshmit Max Schmelling i cili atë botë ndërroi jetë me 2 shkurt 2005 në moshën 99-vjeçare. Tani për ditëlindjen e tij të njëqindtën u shpresua se Luan Krasniqi do të sjellte titullin e botës serish në Gjermani, për nder të legjendës.

Me gjithë kualitetin e ditur të Luan Krasniqit, me gjithë aspiratat e tij që Krasniqi të realizoj këtë dëshirë të kombit gjerman, por edhe të neve shqiptarëve, kjo ishte një nguti e madhe dhe presion i madh për Luanin. E themi presion sepse Luani kishte vetëm katër muaj nga data 28 maj, kur kishte pasur meçin eliminator kundër Lance Whitaker duke e mposhtur me nokaut në raund të gjashtë. Dhe duke ditur se katër muaj janë pak për tu përgatitur për një sfidë të madhe për titullin e kampionit të botës, kjo nuk u analizua mirë nga ekipi Universum Box Promotion, kur dihet që për një përballje të madhe dhe një kundërshtar të till siç ishte Lamon Brewster, duhej së paku gjashtë muaj përgatitje speciale. I gjithë presioni ishte te Luan Krasniqi ku në një mënyre Krasniqi modemos duhej të fitonte. Kjo nuk u analizua mirë nga Klaus Peter Kohl menaxheri dhe promoteri i Krasniqit që më pastaj u pa se ishte çast i ngutshëm nga ai dhe gjithë kampi i tij, Universum Box Promotion. Pastaj rruga deri te kampioni i botës ishte mjaft e vështirë. Vetëm ata që e njohin në thelb boksin e dinë se si rrjedhën gjërat dhe ardhja deri te sfida për titullin e kampionit të botës. Dhe duke pasur parasysh se Lamon Brewster ishte kampioni më i vështiri dhe më i miri botëror, Luani nuk kishte zgjedhje dhe alternativë tjetër, ai sy patrembur ishte i gatshëm të përballet me secilin kampion të botës.

Wladimir Klitschko që ishte mposhtur një vit më parë me 2004 pikërisht nga Lamon Brewster, iu mundësua një rrugë më e lehtë. Jo të boksoj revanshin me Brewster, por të kalonte Samuel Peterin e të vinte te dueli me Chrys Byrd, kampion tjetër botëror në versionin IBF, kundërshtar shumë më i lehtë dhe tashmë i hargjuar, i cili ishte 37-vjeçar. Dhe vlen të përmendët se Klitschkot gjithmonë ishin më të përkdhelur se që ishte Luan Krasniqi. Kohl ishte i detyruar të lejoj rrugën më të lehtë të Klitschkove, sepse të dy vëllezërit e kishin kërcënuar me largim nga Universum Box Promotion.

Edhe një e fshehur ka qëndruar rreth kampit të Universum Box Promotion që pak adhurues të boksit janë të njoftuar, por kanë kaluar vite dhe tani pas shumë vitesh mund ta shpalosim. Wladimir Klitschko që me 2003 ishte mposhtur edhe nga afrikani i jugut, Corrie Sanders, me nokaut në raund të dytë, ekipi Universum Box Promotion me përpjekje të mëdha e angazhon Sandersin në taborin e tij me një politikë gjithpërfshirëse që Sanders të boksoj me Whitaker në meçin eliminator dhe të vije deri te revanshi kundër Klitschkos që do të ishte shumë më i lehtë, pasi siç dihej Sanders kishte pasur probleme financiare dhe nuk ishte në formën e mëparshme ku e kishte mposhtur edhe vëllai i madh, Vitali Klitschko. Por, kur Sanders mësoi politikën e Universum ai i tërhoq nga sfida me Whitaker dhe paraprakisht Universum kishte para kontratë me Whitaker, atëhere opcion ishte Luan Krasniqi dhe politika u ndryshua duke sjellur rrugën më të lehtë sërish Klitschkos për të boksuar me Chris Byrd, ndërsa Krasniqi me Brewster.

Mijëra shqiptarë udhëtuan drejt Hamburgut me shpresën se Luan Krasniqi do të fitonte titullin e kampionit të botës. Palestra Color Line Arena, Altona në Hamburg me kapacitet prej 16.000 shikues ishte e vogël për këtë ngjarje. Dyfishi apo trefishi i këtij numri do të pranonte po të kishte mundësi. Vetëm shqiptarët nga e gjithë Evropa me numër më të madh do të udhëtonin drejt Hamburgut për të përkrahur idhullin e tyre i cili tani prej vitesh ishte ikonë, mburrje dhe krenari për gjithë kombin.

Ishte ditë e mërkurë, ditë jo e zakonshme ku mbahet një meç boksi. Hamburgu atë ditë fliste vetëm shqip dhe gjermanisht ku atmosfera nuk mungonte. Meçi filloi me dominimin e Krasniqit i cili nga raundi në raund kontrollonte meçin. Kur të gjithë menduam se Krasniqi do të ngadhënjente dhe ishim shumë pranë fitores së pritur historike ndodhi ajo që nuk e donim dhe nuk e besonim. Krasniqi befasisht u befasua nga Brewster në raundin e nëntë. Krasniqi pësoi nokdovn por u zgjua dhe vazhdoi. Në anën tjetër Brewster i stërlodhur këmbët se mbanin i priu fati, ndërsa fati ishte kundër boksierit tonë. Kur gjithçka përfundoi në të mirë për Brewster, ai nuk kishte forcë të zgjohej e ti ngritej dora. E mbanin trajnerët e tij, ndërsa Luani ishte i freskët sikur të ishte raundi i parë. Ky meç më kujtoi meçin e tretë të zhvilluar në Manila në Filipinë me 1975 kur Fraizer dorëzoi meçin në raund të pesëmbëdhjetë ndërsa që anën tjetër Muhammed Ali nuk mundëte të zgjohet e të vazhdonte. Ishte një ngjarje e njejtë përafërsisht.

Krasniqi kishte kishte kërkuar revanshin dhe kjo ishte premtuar nga Universum Box Promotion. Por në taborin e boksierit tonë pati ndërhynë shumë politika anësore duke mos e bërë të mundshme revanshin. Më pastaj Brewster boksoi me Sergey Lyakhovich duke e humbur titullin e kampionit botës. Shkaktar i kësaj humbje të gjithë ekspertët e kishin vlerësuar dëmtimin e madh që Krasniqi ia kishte bërë Brewsterit duke ia dëmtuar rënd retinën e syrit, ndërsa kundër Lyakhovich ky lëndim i pamundësoi atij të mbroj titullin dhe të jetë qind përqind.

Në vitin 2013 unë Artan Vërbica pata një intervistë ekskluzive me Brewster: “Luan Krasniqi ishte një boksier shumë i mirë. Përballja me te ishte mjaft e rrëzikshme. E konsideroj një boksier të pastërt. Nuk kam pasur nga asnjë goditje të fshehtë apo të papastër. E di se edhe jashtë ringut ai është një person shumë i mirë. Mendoj se edhe ai ka një mendim njësoj për mua dhe e konsideroj shok shumë të mirë.

Po i citojmë edhe disa fjalë nga Lamon Brewster pas përballjes me Krasniqin

Bota krenohet me Muhammed Ali-n, ndërsa Luan Krasniqi është Muhammed Ali i shqiptarëve. Dhashtë zoti të dalin edhe shumë yje të boksit shqiptarë në boks dhe në sport përgjithësi, mirëpo Krasniqi mbetët i veçantë. Krasniqi ka qenë dhe vazhdon të jetë ambasadori më i madh kosovar.

www.kosovaboxing.org