RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

HISTORI nga BOKSI BOTËROR – LEWIS vs. HOLYFIELD -I- me 1999

1 min read

Lewis vs. Holyfield 115-vite më parë, gjegjësisht me 13 mars të vitit 1999 u zhvillua njëra ndër meçet më interesante të boksit botër në kategorinë e rënd ku u takuan dy boksierët më të mirë të gjitha kohërave Lennox Lewis dhe Evander Holyfield. Meçi i cili u zhvillua në Madison Square Garden në New York solli 12-raunde interesante dhe emocionuese duke mos u ditur fituesi deri në fund. Dhe në fund deri sa disa mendonin se Lewis ishte fitues, e disa Holyfield, në fund gjyqëtarët e vlerësun meçin e barabartë. Një gjyqëtar e kishte vlerësuar fitoren e Lewis me 116-113, i dyti me 115-113 për Holyfield, ndërsa gjyqëtari i tretë të barabartë me 115-115.

Ky rezultat dhe dueli i fortë që u zhvillua ndërmjet tyre solli 6-muaj më pas revanshin, ku Lewis doli fitues me vendim unanim pas 12-raundeve.

Pas 15-viteve ky meç kujtohet akoma me nostalgji. Lewis e komenton kështu në faqen e tij në Facebook. “Në këtë datë historike boksova kundër shokut tim të mirë Evander Holyfield. Ky ishte meçi ynë i parë i cili përfundoi me barazim të njëanshëm” kishte shkruar Lewis në Facebook.

Kosova Boxing vazhdimisht ju kujton disa nga meçet historike nga boksierët më të mirë botëror që shkruan faqet më të mira të historisë duke i përkujtuar.

Kosovaboxing.org
13 mars 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.