RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Histori : Me 25 Shkurt 1964 Muhammed Ali fiton titullin e kampionit botërorë për here të parë

2 min read

Sot shënohet dita kur mbreti i boksit Cassius Clay (Muhammed Ali)  fitoi titullin e kampionit botërorë për here të parë. 46-vite më parë me 25 Shkurti i vitit 1964 shënon një datë kur bota e boksit shënoi kampionin më të ri botërorë në atë kohë. Cassius Clay ishte vetem 22-vjeçar kur fitoi titullin duke mundur Sonny Liston pas shtatë raundeve të forta. Clay hyri si sfidues, ishte 19-0 por konsiderohej “Out-Sider” për kampionin Liston i cili kishte një rekord prej 34-1. Para se të takohej me Ali, ai kishte plandosur dy herë kampionin botërorë Floyd Paterson me KO 1, tash të ndjerin. E veçanta poashtu e këtij dueli ishte se pas këtij triumfi, Cassius Clay ndërroi emërin dhe fenë. Ai tashmë quhej Muhammed Ali. Dueli Liston vs Clay ishte zgjedhur lufta më e mirë e vitit 1964 nga Ring Magazine.

Edhe pse kishte fituar medaljen e artë olimpike me 1960 në Romë, amerikanët nuk besonin se ai mund t`a fitonte Sonny Liston.  Pas një beteje të fortë në gjashtë raunde, Sonny Liston u dorëzua në raund të shtatë duke mos mundur ta vazhdonte meçin. Clay ishte kampion i ri botërorë. Liston më pas kërkoi revanshin duke thëne se ka qenë i papërgaditur, mirpo, më mire mos të kishte ndodhur revanshi për të sepse pas tre muaj që u zhvillua dueli i dytë i tyre, Liston shkaktoi “knock-out” të rënd nga Ali. Ky ishte njëri ndër “knock-out” më të mire në histori të boksit. Nga këto dy duele të forta Muhammed Ali u bë emri më i folur në Amerikë por edhe në botë.

Në shenjë rrespekti për datën e kalendarit 25 Shkurt ju përkujtojmë këtë ngjarje historike mes Muhammed Ali dhe Sonny Liston. KosovaBoxing.org do t`jus jell edhe shumë ngjarje dhe përkujtime kësijsoj.

Artan Vërbica
25 Shkurt 2010

6 thoughts on “Histori : Me 25 Shkurt 1964 Muhammed Ali fiton titullin e kampionit botërorë për here të parë

  1. Komplimente per artikullin . Veq vazhdo me sa me shum kesi artikull
    dhe ngjarje interesante sidomos perej vitet e 90 e ketej . Nga pak ngjarje per secilin boksier kampion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.