RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Histori : Luan Krasniqi shqiptari i parë që fitoi medaljen e artë në një kampionat evropian

2 min read

Se boksi në Kosovë ishte izoluar në vitet 90-ta, ndërsa në Shqipëri sapo kishte filluar rifillimi i boksit me 1991, pas ndalimit nga regjimi komunist nga viti 1963 dhe ishte e vështirë të dal ndonjë emer nga votrat shqiptare, kështu që një trim i cili emigroi me familje me 1988 në Gjermani doli që të përfaqësonte shqiptarët anë e mban, ani pse me flamur gjerman, ai ishte Luan Krasniqi.

 Krasniqi i cili u shpall nënkampion botërorë me 1995 në Berlin, dhe me 1996 fitoi medaljen e bronzt në lojrat olimpike në Atlanta të Amerikës, vazhdoi rrugëtimin në kampionatin evropian duke fituar medaljen e artë në Velje të Danimarkës me 1996. Pas këtij triumfi bëhet shqiptari i parë që fitoi medaljen e artë në një evropian. Ditë më parë e kemi pasqyruar Bajram Hashanin dhe Aziz Salihun që kishin fituar medaljen e bronzt në kampionatet evropiane.

Luan Krasniqi kishte bërë eksperiencë në boksin amator mirpo synimi i tij mbeti kampionati evropian, ku edhe u kurorëzua me medaljen e artë. Krasniqi në pjesën preliminare kaloi pa luftë. Në gjiron e dytë takohet me hungarezin Zoltan Ambrus ku e mposht me ndërprerje në raund të dytë. Në çerekfinale mposht latvezin, Roman Kukliz me 5:3, ku kualifikohet ne gjysmëfinale. Viktima e radhës në gjysmëfinale ishte polaku Wojciech Bartnik ku e mposht bindshëm 7:0. Në finale takohet me franqezin Christophe Mendy ku pas një lufte të fortë, Krasniqi e mposht për vetem një pike dallim, me 8:7. Krasniqi fitoi të artën dhe mbetet shqiptari i parë deri më tani që ka triumfuar në kampionatet evropiane.

Pas këtij triumfi, Krasniqi kaloi në boksin profesionist. Ai akoma nuk ka përfunduari me boks, ku shumë shpejt do t`a shohim sërish në ring. Krasniqi planifikon që në muajin Shtator të ketë duel.

Artan Vërbica
4 Qershor 2010

9 thoughts on “Histori : Luan Krasniqi shqiptari i parë që fitoi medaljen e artë në një kampionat evropian

  1. Luani eshte dhe do mbetet LEGJENDA e Kombit SHQIPTAR!!
    Mburremi me ty Luan. shpresoj qe te realizohet ndeshja per ate qe biseduam do ishte shum mire dhe jam shume i sigurt se do i mposhtish te dy!!!

  2. Këtë faqe e bëjnë edhe më të madhe kur njëri ndër boksierët më të medhenjë shqiptar por edhe i njohur botërorisht komenton tek ne, faleminderit Nuri, është privilegj., faleminderit shumë..

    Kosova boxing nuk do të ndalet me kaq, do t`i përkujtojmë vazhdimisht boksierët tanë që kanë fitu, pamvarsisht në çfarë kompeticione.

  3. Une jam nje tifoz i flakt i Luanit dhe besoj se ai eshte legjenda e boksit shiptar dhe i uroj me gjithe zemer qe ti realizohet endra e tij qe te behet kampion i botes, sepse e meriton edhe eshte nje boksier i klasit e nalt.

  4. Faleminderit miqt e mi . Mburrem qe kam gjak shqiptari . Dueli i radhes do te jete ne fillim te shtatorit. I pershendes gjith shqiptaret ane e mban botes

  5. E them mendimin tim kur e kam percjell kete meç te Luanit, qe u mbajt ne kete kampionat. Luani eshte LEGJENDE ma e madhe te SPORTEVE Kombetare………..
    dhe duhet ta perkrahim gjithmone Kombi SHQIPTAR….

  6. Luan krasniqi si dhe Besim Kabashi kam qef dhe do te Mbesin mbreterit e boksit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.