RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Histori : Krasniqi rikthen titullin e kampionit të evropës ndaj Samil Sam

3 min read

Tetë vite më parë me 14 Shkurt 2004 zhvillohej dueli më interesant për titull të kampionit evropian në kategorinë e rënd që ishte zhvilluar ndonjëherë në Gjermani. Dita e të dashuruarve apo Shën Valentini këtë vit ishte nën hije, sepse e gjithë bota shqiptare ishte e orientuar vetëm në një drejtim, atë në Stutgard në Hanns Martin  SchIeyer ku protagonisti ynë, ikona e boksit tonë Luan Krasniqi përballej me turkun Sinan Samil Sam që ishte kampion aktual evropian në versionin EBU. Nga meçi Wladimir Klitschko kundër Axel Schulz me 1999 dhe Vitali Klitschko kundër Timo Hoffman me 2000, nuk kishte pas ndonjë duel më interesant, por meçi Krasniqi kundër Samil Sam i kaloi edhe këto dy përballje nga prezenca e shikuesve, dhe nga emetimi televiziv në televizionin gjerman ZDF dhe televizionin publik të Kosovës RTK, ku miliona shikues shqiptar, gjerman, turq, etj e përcollën drejtpërdrejt këtë duel. Nga viti 2004 e gjer më tani ende meçi Krasniqi dhe Samil Sam mbetet dueli më interesant dhe më i bukur i zhvilluar ndonjëherë për titull të kampionit të Evropës.

Krasniqi kishte duelin e quajtur i vdekur apo i gjall, ku fitorja i duhej pa masë. Pasi kishte pësuar humbje të papritur nga polaku Premislaw Saleta, atij i duhej sërish një meç për t`u rikthyer. Luani iu revanshua me KO në raund të parë Saletës, por atij i duhej fitorja për t`ju dëshmuar se është NO 1 në Evropë.  Ai u rikthy me fitore bindëse duke kënaqur të pranishmit dhe gjithë ata shqiptar që e kishin përcjelluar anë e mbanë ekranëve idhullin e tyre. I gjithë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ishte në këmb ku para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ishte vendosur një projektor i madh ku në numër të madh ishin mbledhur të përkrahin Luanin. Edhe  Juniku si çdo herë ishte në këmb ku me krenari të madhe edhe atje ndiqej nga projektori i madh i vendosur në komunën e re.

Në një përballje të fortë ku çdo raund ishte më i fortë dhe më interesant se tjetri, sjellën shumë emocione të cilën Krasniqi ishte dukshëm i fokusuar për atë që dëshironte. 12 raunde, plot emocionuese sollën sërish Luan Krasniqin kampion të ri të evropës. Krasniqi dëshmoi se është boksier jo vetëm i kalibrit evropian, por atij botëror, që pastaj ia kishin frikë shumë boksier tjerë. Ai kishte mposhtur Sinan Samil Sam i cili konsiderohej si ndër më të mirët në botë. Sam i cili para se të përballej me Krasniqin kishte mposhtur disa boksier cilësor si Danny Williams,  Julius Francis, po kishte pësuar edhe nga Juan Carlos Gomes. Me këtë fitore Krasniqi iu tregoi se është ndër më të mirët në botë në kategorinë e rënd.

Shteti gjerman që e kishte filluar të marrë primatin e zhvillimit të boksit në Evropë, por që filloi të sfidoj edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  qiti në pah disa boksier që boksi filloi të adhurohej shumë dhe të zë një vend të rëndësishëm në afirmimin e sportit të boksit në Gjermani. Njëri nga këta ishte edhe Luan Krasniqi cili solli shumë medalje dhe tituj Gjermanisë në boksin amator, ndërsa sukseset e tij nuk kishin të ndalur edhe në boksin profesionist. Njëri ndër klubet më të medhenjë Universum Box Promotion kishte disa boksier të mëdhenjë në skuadër, e shquheshin më së shumti të kategorisë së rënd, si vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko, pastaj turku Sinan Samil Sam, uzbeku Ruslan Chagaev, dhe boksieri ynë Luan Krasniqi.

Luan Krasniqi u penzionua në fund të vitit 2011, ndërsa ai nga agjensioni Kosova Boxing dhe shumë adhurues mbetet Ikonë e boksit shqiptar. Epitetin “Ikonë e boksit shqiptar” Kosova Boxing do t`ja dhuroj së shpejti në një ngjarje të rastit.

Përgatiti :
Artan Vërbica
14 Shkurt 2012

8 thoughts on “Histori : Krasniqi rikthen titullin e kampionit të evropës ndaj Samil Sam

  1. Dallimi i Luanit dhe Besim eshte tjeter. Ketu nuk po flitet per patriotizem por per ngjarje historike. Me gjithe respektin per Besin, Luani ka qene nje boksier i madh dhe qe e njeh bota.

    Agoni

  2. Luani si sportisi apo si bokser i ka medalet me te medha ne historin shqiptare. Luan Krasniqi ka qen kampion Evropjan, nenkampion boteror dhe fitues i medaljes se bronzt ne lojrat olimpike por Luani asnjeher nuk ka qen Shqiptar nuk ka qen kuq e zi po kto vet e ka pranu se ndihet si Gjerman e dim te gjith ku ne ring edhe flamurin kuq e zi e ka injoru dhe nuk e ka qit kurr ne ring. Rrof Luan Krasniqi je ma i mir bokser por si Gjerman e jo si Shqiptar…

  3. Shume Artikel i bukur, por nuk po muna mi kuptu kta njers sie qit Burimin a te tjere. Me shume Respekt per Besim Kabashin por me pa realitetin Besimi nuk u kan njeri i ngritur sikur Luani. Aj nuk ka arit sa Luani edhe nuk e ka pas sympatin e Luanit aj u kan njeri qe u mbush me Anabloica dhe nuk ka qene ne Sportist i mir apo nje Athlet si Luan Krasniqi. Ju thoni qe Luani nuk u kan Shqiptar i vertet por Luani esht i vetmi sportist SHQIPTAR qe ariti majet boterore! Luani ne mecin kunder Lance Whitakerin e ngriti Falmurin e Dardanise edhe foli shqip me fjalt:” Ju preshendes te githe, ju dua, ju jeni zemra ime” ! QKa esht kjo. Rroft LUAN KRASNIQI KRENARIA E SPORTIT SHQIPTAR!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.