RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Histori: Hashani, Salihu dhe Krasniqi mbesin fituesit e medaljeve të kampionateve evropiane

3 min read

Kampionati Evropian i 29-ti me radhë në boks do të fillon nesër me duelet e para në Ankara të Turqisë. Ne sot ju sjellim për lexuesit tanë fituesit tonë e mdaljeve evropiane. 36-vite më parë me 1975 në kampionatin evropian në Katowice të Polonisë doli një shqiptar që fitoi medaljen e parë, ai ishte Bajram Hashani. I talentuari Hashani bëri mrekulli duke fituar dy duelet e para me 5:0 duke mos humbur asnjë raund, ndërsa Hashani  në gjysmëfinale humbi aksidantalisht pasi e theu arkadën, kurse gjyqëtari  nuk e lejoi ta vazhdoj duelin. Ishte kjo humbja e dhimbshme nga hungarezi Jozsef Nagy. Hashani nuk u kthye duar zbrasur, ai me veti solli medaljen e bronzt që deri më atëhere nuk kishte sjell asnjë shqiptar, mirpo kishte mundësi të mirë të fiton të artën. Deri atë kohë populli ynë ishte i shtypur dhe i nënqmuar ku ne në ish-Jugosllavi njiheshim vetem si bukëpjekës apo si ëmbëltor, por Hashani ishte ai i cili i theu barrierat e para. Nga ky çast populli ynë tani mburrej me boksierin tonë sepse ky ishte triumfi më i madh që kishte arritur një shqiptar.

Pasi Bajram Hashani fitoi medaljen e parë të bronzt në kampionatin evropian me 1975 në Katowicë të Polonisë, u deshtën gjashtë vite për të dal një tjeter shqiptar që do të fiton ndonjë medalje evropiane, ai ishte Aziz Salihu. Legjenda e boksit shqiptar Aziz Salihu mori pjesë gjithësej në gjashtë kampionate evropiane për 12-vite, Keln 1979, Tempere 1981, Varnë 1983, Budapest 1985, Torino 1987 dhe Athinë 1989. Në këto kampionate Salihu fitoi medaljen e bronzt me 1981 në Tempere të Finlandës dhe me 1985 në Budapest të Hungarisë. Po fillojmë me rend duke treguar të gjitha plasmanet në kompeticionin evropian:
1981, Tempere, Finlandë – Salihu nga Tempere kthehet me medalje. Ai doli që pas gjashtë viteve të fiton përsëri ndonjë shqiptar medalje. Salihu në çerekfinale mposhti bullgarin Petar Stojinov me 4:1, ku me pas në gjysmëfinale humbi nga rusi, Vyacheslav Yakovlev me 3:2. Ky ishte një sukses i madh për boksin tonë në atë kohë.
1985, Budapest, Hungari – Në Hungari, Salihu përsëri udhëton me ambicie të mëdha. Pasi fitoi medaljen e bronzt olimpike me 1984 në Los Angelos, Salihu në Budapest ishte i bindur se do të fitoj të artën por edhe kësaj radhe u kthye me të bronztën, që mund të quhet prapë sukses. Në çerekfinale takohet me suedezin me origjinë turke, Hakan Brock, ku e mposht bindshëm me 5:0. Brock nga viti 1989-1991 kishte bërë karierë të sukseshme në boksin profesionist duke arritur rekord 11 fitore (8 KO), 3 barazime, 0 humbje . Në gjysmëfinale takohet përsëri me hungarezin Ferenc Simodi që ishte përballur me 1979, ku ishte e vështirë të fitohet pasi ishte vendas, dhe kjo ndodhi më pastaj ku fitorja iu dha hungarezit 4:1, çka ishte e kuptueshme. Salihu kthehet në Prishtinë me medalje të bronzt.

Se boksi në Kosovë ishte izoluar në vitet 90-ta, ndërsa në Shqipëri sapo kishte filluar rifillimi i boksit me 1991, pas ndalimit nga regjimi komunist nga viti 1963 dhe ishte e vështirë të dal ndonjë emer nga votrat shqiptare, kështu që një trim i cili emigroi me familje me 1988 në Gjermani doli që të përfaqësonte shqiptarët anë e mban, ani pse me flamur gjerman, ai ishte Luan Krasniqi. Krasniqi i cili u shpall nënkampion botërorë me 1995 në Berlin, dhe me 1996 fitoi medaljen e bronzt në lojrat olimpike në Atlanta të Amerikës, vazhdoi rrugëtimin në kampionatin evropian duke fituar medaljen e artë në Velje të Danimarkës me 1996. Pas këtij triumfi bëhet shqiptari i parë që fitoi medaljen e artë në një evropian. Luan Krasniqi kishte bërë eksperiencë në boksin amator mirpo synimi i tij mbeti kampionati evropian, ku edhe u kurorëzua me medaljen e artë. Krasniqi në pjesën preliminare kaloi pa luftë. Në gjiron e dytë takohet me hungarezin Zoltan Ambrus ku e mposht me ndërprerje në raund të dytë. Në çerekfinale mposht latvezin, Roman Kukliz me 5:3, ku kualifikohet ne gjysmëfinale. Viktima e radhës në gjysmëfinale ishte polaku Wojciech Bartnik ku e mposht bindshëm 7:0. Në finale takohet me franqezin Christophe Mendy ku pas një lufte të fortë, Krasniqi e mposht për vetem një pike dallim, me 8:7. Krasniqi fitoi të artën dhe mbetet shqiptari i parë deri më tani që ka triumfuar në kampionatet evropiane.

4 thoughts on “Histori: Hashani, Salihu dhe Krasniqi mbesin fituesit e medaljeve të kampionateve evropiane

  1. Pa asnje dyshim te gjithe bpksieret shqiptar kane dhene kontributin e tyre ne afirmimin e shqiptarizmes Rrespekt per te gjitha gjeneratat edhe per kto te diteve te sotme te cileve ju mungon perkrahja qe nga publiku ashtu edhe nga institucionet gjegjese ! Eshte sport i zorshem boksi.

  2. Shume mire qe ke shkruar per fituesit e medaljeve Evropiane por po te perkujtoj se ka edhe fitues te tjere siq jane Sami Buzolli fitues i dyfishte i medaljes se Argjente (Budapest dhe Tampere)2 here nenkampion Evrope dhe Nusret Rexhepi medalje e bronzet,Mehmet Bogujevci ne Halle te Gjermanise me 1977 medalja e bronzet.
    pershendetje sportive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.