RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Haye vs. Fury me 28 Shtator

2 min read

Haye vs. FuryPas paralajmërimit dhe rikthimit të tij në ringun profesionist, David Haye ka përcaktuar datën dhe kundërshtarin. Ai do të boksoj me 28 Shtator kundër britaniku tjetër Tyson Fury. Kjo do të jetë lufta më e madhe në Britani të Madhe në kategorinë e rënd ndërmjet britanikëve pas vitit 1993 kur Lennox Lewis boksoi me Frank Brunon.

Haye kishte paralajmëruar rikthimin për në muajin Korrik, por kjo u anulua pasi që arriti marrëveshje për të boksuar Tyson Fury. I vetëdijshëm për cilësitë që posedon Fury, që konsiderohet si njëri ndër më të mirët në botë në kategorinë e rënd, Haye caktoi datën 28 Shtator. Dueli do të zhvillohet në qytetin Manchester, qytet të cilin ka shumë adhurues të David Haye. Por, kjo nuk e frikësoi Furyn i cili synon fitore të madhe ndaj Haye.

“Dua të bëhem sërish kampioni i botës, dhe këtë dua të dëshmojë kundër një boksieri të fortë siç është Fury. Shumë më kanë pyetur se a meriton Fury një rast të boksoj me mua. Unë mendoj se “PO”, sepse ai ka 21 meçe dhe është i pamposhtur” theksoi Haye.

“Para se të vija këtu, ai erdhi me mua, por se di se ku shkoi ai. Mos e ka thyer sërish gishtin e këmbës. Pas duelit me mua, njerzit do të qeshin me të ” qeshet Fury dhe audienca.

“Ai mundet të jetë Hayemaker, por unë mund të jam playmaker” tha Fury.

David Haye deri më tani ka zhvilluar 28 meçe profesioniste, duke shënuar 26 fitore (24 KO) dhe ka pësuar dy humbje, njërën nga Wladimir Klitschko. Ndërsa Fury është pamposhtur me 21 meçe, 21 fitore (15 KO).

Kosova Boxing së bashku me mediat botërore ju sjellë këtë informacion për adhuruesit e boksit shqiptarë, ku adhuruesit tanë kanë mundësinë në adresën e vetme tonë të kanë lajme ekskluzive nga boksi vendor dhe ai botëror.

Artan Vërbica
11 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.