RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Haye, si duket nuk e ka kuptuar se çka i tha Gjergjaj, “Mos më nënvlerëso”

2 min read

Artan Vërbica

Gjergjaj vs. HayeDitët e duelit të shumë pritur ndërmjet David Haye dhe Arnold Gjergjaj po afrohen, ndërsa ky meç është duke e marrë jehonën më të madhe në Angli këto ditë. Të gjithë spektatorët e boksit në Britani të Madhe janë duke e pritur me padurim këtë meç, dhe kurreshtar për ta ditur se si do të dal boksieri i tyre kundër boksierit tonë.

Kur u paraqitën në konferencë të përbashkët me 30 mars, Gjergjaj tregoi respekt për Haye. Ai tregoi pse ka pranuar këtë përballje duke synuar fitore ndaj një boksieri të madh siç është Haye.

“Padyshim se është ndeshja më e madhe në jetën time dhe është një mundësi që nuk do ta lëshoj. Të luftoj në një arenë të madhe kundër një ish-kampioni të peshave të rënda do të jetë motivim për mua dhe kjo më jep mundësi që t’i tregoj aftësitë e mija të boksit”, ka thënë Gjergjaj në konferencë për gazetar, atë ditë. 

“Kam respekt për “The Hayemaker”- ai pati pesë vjet të shkëlqyeshme, por i ka ardhur fundi, jam këtu për të fituar. Po e paralajmëroj Hayen se nuk duhet të më nënvlerësoj – jam i pamposhtur dhe e kam ndërmend të qëndroj i pamposhtur”.

Pra, ishin fjalë e matura nga Gjergjaj, i cili si një gjentelmen i vërtetë u tregua në konferencë për gazetar. Po ashtu edhe ish-kampioni unifikues botës në kategorinë kruzer dhe kampioni i botës në kategorinë e rëndë, David Haye, tregoi respekt. Por, si duket Haye nuk e ka kuptuar mirë atë fjalën që ia tha Gjergjaj, “Mos më nënvlerëso”.

Skenari i tij me Shannon Briggs në konferencë për gazetar tani nuk duket se ishte i rastësishëm, sepse tani është konfirmuar se Briggs do të boksoj në parameç të Haye dhe Gjergjaj me 21 maj. Briggs përball do të ketë ukrainasin Alexander Dimitrenko.

Tani Haye ka paralajmëruar meçin pas Gjergjaj. Ai do të boksoj me Briggs, ku te dytë shpresojnë në fitore. Por, prapë po e theksojmë atë fjalën që Gjergjaj ia kishte thënë “Mos më nënvlerëso”, si duket ose nuk ia kanë përkthyer mirë këshilltarët e tij, ose si ka lanë përshtypje, por përgjigjën që sigurisht do ta merr me 21 maj.

www.kosovaboxing.org
16 maj 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.