RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi trimfon ndaj Ben Nsafoah

2 min read

Foto : Eroll Popova

Bordnelandhalle Magdeburg, Gjermani, 9 Prill 2011 – Haxhi Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës ndaj afrikanit, Ben Nsafoah me anë të pikëve në tetë raunde. Krasniqi nga ruandi i parë ka dominuar luftën duke treguar edhe një herë kualitetin e tij. Nga raundi në raund Krasniqi ngrite tempon e ndeshjes dhe disa herë kundërshtarin e rrezikoi, që këtë duel t`a përfundon para kohe, por Nsafoah rezistoi deri në fund. Raundet më të bukura ishin ajo e shtatë dhe tetë, ku gjithë spektatorët e pranishëm ishin në këmb dhe u kënaqën në fund me performancën që tregoi boksieri jonë. Kjo ishte fitorja e 35-të për Krasniqin në karrierë, i cili nuk di për humbje nga viti 2006. Krasniqi pritet që në fund të muajit Maj, apo në fillim të muajit Qershor të boksoj për titullin IBF Junior. 

Meçi Krasniqi dhe Nsafoah ishte parameç i Robert Stieglitz dhe Khoren Gevor të cilën përfundoi me fitore me diskualifikim në raund të 10-të nga boksieri gjerman. Kjo ishte mbrojtja e katërt e titullit të kampionit të botës në versionin WBO nga Stieglitz. Në përfundim të këtij meçi në ring hyri edhe boksieri ynë Haxhi Krasniqi i cili e kapi në krah duke e ngritur lart, për triumfin. Në këtë mbrëmje u paraqitë edhe Culcay Jack i cili  shkatëroi kundërshtarin e tij duke e hedhur disa herë në dysheme në raund të tretë. Ky raund ishte edhe përcaktues i këtij dueli. Ramona Kuehne mbrojti titujt e kampionit botëror në versionin WBO, WBF dhe WIBF kundër Arleta Krausova me vendim unanim pas dhjetë raundeve. Boksieri ynë Gjetan Keta nuk u paraqit në këtë mbrëmje për arsye të panjohura për ne, ndonëse ekipi SES Boxing dhe Boxrec.com e kishte paralajmëruar meçin e tij Markus Senf.

Artan Vërbica
10 Prill 2011

5 thoughts on “Haxhi Krasniqi trimfon ndaj Ben Nsafoah

  1. Blerim ska rendesi vendi se ku edhe nga osht me rendesi talenti edhe ajo qka ka mrri vertet osht knaqesi jo vetem per junikun po per te gjith shiptaret se si nje 24 vjeqar mun me mrri kaq shumm uroj shum shummm suksesee
    persh kosovaboxing.org dhe persh e suskese fotografit EROLL POPOVA :: respekt

  2. po me rendesi oshte edhe juniku zotri nuk ka inat po ka takat njeri oshte nga legjenda e trojeve shqiptare se si nje qytez e vocer a po si ish fshati ma i madh i ks ka pas burra e ka pas trima juniku edhe ka zotni mburruni edhe ju ju zoteri kosovaboxing rrespekt nga junikasi se

  3. ESHTE SHUM FAT DHE NDER I MADH PER GJITH POPULLIN SHQIPTAR QE KEMI KAQ SHUM TALENTA DHE BOKSER TE MIRNJOHUR NDER TA ESHTE EDHE HAXHI KRASNIQIIIIIIIIIII NJE DJAL I RI PO SHUM I SHKATHET ??? JU UROJ PER FITORE QOFSHE GJITHMON FITIMTAR DHE NE MBURREMI ME FITORET E JUAJA .SUKSESET ETJ (OHHHH SA MIR ME QEN SHQIPTAR OO HEJ OOO HEJ )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.