RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Haxhi Krasniqi shembulli që duhet të ndiqet nga të rinjët tanë

2 min read

Boksieri ynë me 10 tetor do të bëjë historinë

Shumë herë kemi raportuar, shkruar, analizuar tema rreth arritjeve të boksierit tonë Robin Haxhi Krasniqi. Edhe pse na ndajnë vetëm nëntë ditë deri te meçi mjaft i vlefshëm ndërmjet Krasniqit dhe Dominick Boesel, për titullin e botës IBO dhe WBA Interim, dua që vëmendjen dhe drejtimin e këtij shkrimi ta drejtoj rreth atij, se jo gjithë herë vlera e fitores ka rëndësinë aq të madhe. E them këtë sepse ai ka ditur që për shumë vite të na përfaqësoj denjësisht duke rritur reputacionin e shqiptarëve nepër bote nepërmjet ringut, por edhe jasht tij duke qenë shembulli më i mirë i rinisë sonë se si duhet të jetë një sportist. Pra, Krasniqi është udhërrëfyesi dhe shembulli më i mirë për sportistët tanë të rinjë që kanë filluar rrugëtimin e tyre.

Meçi i cili do të zhvillohet me 10 tetor në Magdeburg të Gjermanisë, do të jetë i një rëndësie të veçant. Do të jet “jetë apo vdekje” sepse fitorja ka rëndësi të madhe për te. Më përkujton e njejta situatë sikur se e vitit 2002 kur Luan Krasniqi boksonte kundër turkut Sinan Samil Sam. Akoma e kam në kujtesë  atë ngjarje dhe është e njejta situatë ishte sikur se tani sepse të dy boksierët ishin pjesë e një ekipi promovues Universum Boxing Promotion, sikur se tani që janë Krasniqi dhe Boesel pjesë e ekipit SES Boxing. Atë botë Luan Krasniqi mbizotroi kundër Sinan Samil Sam dhe njejtë jam i bindur se Robin Haxhi Krasniqi do të mposht Dominick Boeselin.

Nga vlera dhe cilësia Krasniqi ka predspozita më të mira edhe pse shifrat flasin në të mirë to Boesel (30-1-0, 12 KO), por gjermani duhet cekur asnjëherë ska fituar kundër ndonjë boksieri cilësor dhe me namë. Ndërsa Krasniqi është treguar gjithmonë i patrembur duke boksuar me më të mirët e botës si Hakim Zoulikha, Nathan Cleverlyn, Dariusz Sek, Jurgen Brahmer, Juergen Doberstain, Arthur Abraham, Stanislav Kashtanov, etj. Pra vlerat e tija burrërore edhe në humbje dhe fitore janë të mëdha. Thjesht Krasniqi nuk është fshehur asnjëherë. Boesel ka ndejtur plot këto vite nën hijen e boksierit tonë në SES Boxing dhe tani mendon se do ta mposht. Por, një gjë di t`ju themë të gjithëve se në mbrëmjen e 10 tetorit do të ketë vetëm një fitues, ai do të jetë Robin Haxhi Krasniqi.

Artan Verbica
2 tetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.