RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi rikthehet me 13 Korrik

2 min read

Haxhi Krasniqi kërkon sa më parë të ketë revanshin me Nathan Cleverly-n 

haxhi krasniqi - 2Prishtinë, 13 Qershor 2013 – Boksieri ynë Haxhi Krasniqi do ti kthehet ringut me 13 Korrik. Krasniqi do të zhvillojë duelin parameç të kampionit aktual botëror në kategorinë super të mesme në versionin WBO, Robert Stiegltiz i cili do të mbrojë titullin kundër japonezit Yuzo Kiyota në Dresden të Gjermanisë.

Krasniqi i cili pësoi në luftën për titull bote në Londër kundër vellsianit Nathan Cleverly, do të kërkoj fitoren e re. Krasniqi me humbjen në sfidën për titull është rënë në pozitën e 8-të në versionin WBO.

Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë me të cilin bashkëbiseduam për planet për të ardhmen. Krasniqi nuk fshehu dhe u shprehë ekskluzivisht për ne.

Kosova Boxing: Dje në mediat gjermane është theksuar se ju do të paraqiteni në parameç të Stieglitz dhe japonezit Kiyota në Dresden me 13 Korrik?

Haxhi Krasniqi: Po, është vërtetë. Do të zhvilloj një parameç ku ende nuk jam i njoftuar se a do të boksoj në 8 apo 10 raunde?

Kosova Boxing: Në rang listën e fundit të këtij muaji, juve ju kanë zbritur në pozitën e 8-të në versionin WBO. A do të vazhdoni në këtë version, apo do të keni ndonjë synim te ndonjë version tjetër, WBC, WBA apo IBF?

Haxhi Krasniqi: Unë që në fillim e kam zgjedhur WBO-n dhe do të ngritem sërish në vendin e parë për të marrë revanshin me Cleverly. Synimi im akoma është të bëhem kampion i botës në WBO.

Kosova Boxing: Ne nga disa miq tuaj kemi informacioni që kundrashtari i radhës për 13 Korrik do të jetë çeku Tomas Adamek?

Haxhi Krasniqi: Akoma nuk është definuar se kush do të jetë kundërshtari imë i radhës. Për mua është e rëndësishme të kthehem sa më shpejt dhe të vazhdojë rrugëtimin tim drejt titullit të kampionit botës.

Bisedën më Haxhi Krasniqin e realizoj Artan Vërbica. 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.