RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi, premton fitore me 15 korrik kundër Doberstain

1 min read

Haxhi Krasniqi Foto: Eroll Popova

Vetëm 9-ditë na ndajnë nga super dueli që do të zhvillohet me Saarland të Gjermanisë ndërmjet boksierit tonë Robin (Haxhi) Krasniqi dhe kazakut me nënshtetësi gjermane, Juergen Doberstain. 

132Krasniqi tani gjindet në fazën e fundit të përgatitjeve dhe fotot ekskluzive për Kosova Boxing na sjell foto-reporteri ynë i mirënjohur, Eroll Popova, ku ne a falenderojmë përzemërsisht.

“Për duelin e 15 Korrikut jam duke u stërvitur tani mbi 3 muaj. Stërvitjet kanë qënë të vështira, por unë kam dhënë makskimumin nga dy deri në tre herë në ditë që të jam së më i përgatitun. Me 15 Korrik në Saarlandhalle në Saarbrücken, do të shënoj fitore ” thekson Krasniqi për Kosova Boxing.

Krasniqi është në kërkim të fitores së re e cila do ti hapë një kapitull të re në karrierën e tij të bujshme disa vjeçare dhe në rast të fitores me 15 korrik, Krasniqi do të jetë shumë pranë dy titujve botëror në dy versionet e vlerësuara, WBA dhe WBO në kategorinë super të mesme. Ai tani renditet i 5-ti në WBO, ndërsa në WBA do të marrë një pozicion të mirë. Por, gjithçka do të mësohet pas kësaj përballje dhe në rast të fitores ku të gjithë besojmë, do të shoh se cila do të jetë mundësia më e mira.

www.kosovaboxing.org 
6 korrik 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.