RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi në ring me 22 Qershor ose me 14 Korrik

2 min read

Foto: Eroll Popova

Boksieri ynë Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring me 22 Qershor, apo me 14 Korrik në parameç të gjermanës Susi Kentikian. Krasniqi nuk ka dashur të presë edhe shumë pasi që britaniku Cleverly sërish nuk ka pranuar sfidën me Krasniqin me 7 Korrik. Por, ekipi SES Boxing e cila menaxhon boksierin tonë dëshironë që Krasniqi të boksoj gjithësesi mbrenda këtyre dy muajve. Nuk është bërë ende e ditur se a do të sfidon Krasniqi ndonjë titull, por ajo që është me rëndësi, Krasniqi do të zhvilloj një duel këtë verë.

Krasniqi gjendet në vlugun e përgaditjeve në Magdeburg, ndërsa për sparring partner në ekipin e tij e ka një shqiptar të njohur në boksin amator në Gjermani, Arian Sherifi, i cili me sparringun e treguar Krasniqi e ka vlerësuar mjaft shumë.

“Ariani ka një stil si unë. Ai ka talent të jashtëzakonshem. Besoj se ka me arritë shumë në të ardhmen” theksoi Krasniqi për Kosova Boxing.

Arian Sherifi është 24 vjeçar, dhe është nga qyteti i Ferizajit. Ai deri më tani ka zhvilluar gjithësejë 75 meçe amatore, ku ka bilanc prej 63 fitore, 10 humbje dhe 2 barazimeve. Sherifi bokson në kategorinë e rënd, ku peshon 85 kilogramë. Kosova Boxing do të jetë tani e tutje në vështrim të këtij talenti.

Krasniqi dhe Sherifi janë parë sot në takimin kulturor të kombeve të huaja në Magdeburg. Të dytë ishin shoqeruar nga fotografi ynë Eroll Popova i cili na sjell këto fotografi.

Artan Vërbica
8 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.