RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Haxhi Krasniqi mbron titullin me 7 Janar

1 min read

Maritim Hotel, Magdeburg, Gjermani, 1 Dhjetor 2011 – Haxhi Krasniqi do të mbroj titullin e kampionit evropian për herë të parë me 7 Janar në Magdeburg. Kjo është mësuar sot ku ekipi SES Boxing ka mbajtur konferencë për media. Në konferencë u bë publike edhe posteri i kësaj ngjarje, ku Krasniqi do të ketë meçin kryesor në këtë mbrëmje. Krasniqi fitoi titullin evropian me 21 Tetor ku mposhti Abdelkahim Dergal me TKO 4, dhe tani do të mbroj titullin për herë të parë. Kundërshtari i Krasniqit ende nuk është përcaktuar por kjo do të mësohet shumë shpejt deklaruan zyrtarët e SES Boxing. Në këtë mbrëmje do të boksojnë edhe boksierët tjerë të SES Boxing, si Denis Simcic, Francesko Pianeta dhe Dominick Boesel, etj. Në konferencë u mësua se meçi kryesori i Haxhi Krasniqit do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin sportiv, SPORT 1 nga ora 22:00. Si çdo herë edhe kësaj radhe foto-reporteri i ynë Eroll Popova na sjell fotografit nga ngjarja në Maritim Hotel ku u mbajt kjo konferencë. Z.Popova çdo herë na sjell fotografi të boksierëve tanë, por edhe informata tjera që lidhen me boksin shqiptar nga Gjermania, por edhe nga vendet tjera të Evropës, ku Kosova Boxing është mjaft faleminderuese.

Foto: Eroll Popova

Përgatiti : Artan Vërbica
1 Dhjetor 2011

1 thought on “Haxhi Krasniqi mbron titullin me 7 Janar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.