RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi kundër Abdelkahim Dergal me 30 Shtator për titullin WBO të Evropës

2 min read

Foto : Eroll Popova

Brno, Çeki, 9 Shtator 2011 – Haxhi Krasniqi do të sfidon titullin e kampionit evropian të versionit WBO me 30 Shtator në Brno të Çekisë. Boksieri ynë i talentuar përball do të ketë algjerianin me nënshtetësi franqeze Abdelkahim Dergal. Krasniqi 35-2-0 (11 KO) do të ketë duelin më të rëndësishëm në karrieren e tij deri më tani. Kampioni internacional i Gjermanisë do të synoj që të kurorëzohet edhe me titullin e vlefshëm “WBO Europe” në kategorinë gjysmë të rënd. Titulli “WBO Europe” aktualisht është vakant pasi që e ka dorëzuar boksieri sllovak Tomas Kovacs. Kundërshtari i Krasniqit, Abdelkahim Dergal ka rezultate të mira në boksin profesionist dhe konsiderohet si boksier cilësor. Dergal 14-11-1 (8 KO) shquhet për goditje të forta, dhe nuk është gjetur asnjë herë në dysheme. Humbjet që i ka pësuar i ka humbur nga boksier të fortë. Kjo është hera e dytë që Dergal do të dyluftoj për titullin WBO të Evropës, pasi më parë ai pati rast të fiton këtë titull nga spanjolli Alejandro Lakatos, të cilën e humbi me vendim unanim pas 12 raundeve.

Krasniqi dukej mjaft optimist në deklaratat e tij mbrëmë në Brno. “Jam shumë krenar që do të boksoj për titullin evropian të WBO-së. Jam i bindur se do të fitoj dhe nuk do ti zhgënjej adhuruesit e mij dhe trainerët” theksoi Krasniqi për mediat botërore.

Ndërsa promoteri i Krasniqit, Ulf Steinforth theksoi: “Kam besim te Krasniqi dhe nuk dyshoj ne te. Ai ka potencial të madh dhe ky do të jetë vetëm titulli i parë i tij me SES Boxing”.

Në mbrëmjen e 30 Shtatorit do të boksojnë edhe dy boksierët e njohur Lukas Konecny dhe Francesco Pianeta. Konecny do të boksoj për titullin e kampionit botëror të versionit WBO kundër Sergei Dzinziruk, ndërsa italianit Pianeta pritet që shumë shpejt ti përcaktohet kundërshtari.

Fotoreporteri ynë i njohur Eroll Popova ishte prezent në autosallonin CARent të Fordit në Brno, ku na ka sjell emocionet e konferencës për media me disa fotografi të bukura, gjë që agjencioni Kosova Boxing e faleminderon shumë.

Shpend Ahmeti
10 Shtator 2011

1 thought on “Haxhi Krasniqi kundër Abdelkahim Dergal me 30 Shtator për titullin WBO të Evropës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.