RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi kampion evropian

1 min read

Foto : Eroll Popova
Brandenburg Halle, Frankfurt/Oder, Gjermani, 21 Tetor 2011
– Haxhi Krasniqi ka arritur sonte të kurorëzohet me titullin e kampionit evropian në versionin WBO. Krasniqi para vetës kishte kundërshtarin franqez Abdelkahim Dergal të cilin e demolio në raund të 4-të. Nuk kishte si të fillon më mirë, ku qysh në raund të parë Krasniqi me një goditje të djathtë i preu rrugën franqezit duke i treguar se ka përballë një shqiptar. Sipas anlizës sonë ky ishte momenti i triumfit, edhe pse më pastaj Krasniqi e hedhi në dysheme së pari në raund të tretë, e për ta përfunduar meçin në raundin e 4-të. Ky ishte meçi më i bukur i Krasniqit në karrierë. Ky është vetëm fillimi për 24-vjeçarin nga Juniku, i cili pritet të paraqitet sërish në ring në muajin Dhjetor. Krasniqi tash ka rekord prej 36 fitore (12 KO), 2 humbje. Me fitoren e fundit Krasniqi poashtu do të gjendet në mesin e TOP 15 në ranglistën botërore WBO. Juniku ishte sonte në festë të vërtet, ku mijëra qytetar kishin përcjell meçin nga ekrani i madh pranë kuvendit komunal. I gjithë ky manifestim ishte organizuar nga Kuvendi Komunal i Junikut. I pranishëm në Junik ishte edhe presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës, Zr. Ramadan Selimi për të përkrahur boksierin tonë, dhe kryeredaktori ynë Artan Vërbica.

Kosovaboxing.org
21 Tetor 2011

6 thoughts on “Haxhi Krasniqi kampion evropian

  1. oooooo tlumt oj shqip na e zbardhe ftyren shpresojm qe sa me shpejt te kurorzohesh me tiullin WORLD CHAMPION .

  2. urime urime ishalla nje dit te shofim si nje kampion bote,suksese ne ndeshjet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.