RTK

RTKLive
1 Dhjetor, 2022

Haxhi Krasniqi i gatshëm sonte të mbroj titullin evropian

2 min read

Magdeburg, 6 Janar 2011 – Një pjesë e Qendrës Tregtare “Maco Furniture” në Magdeburg ishte mbyllur dje për matjet zyrtare të meçit sotëm nga SES Boxing, në të cilën boksieri ynë Haxhi Krasniqi do të mbroj titullin e kampionit evropian në versioin WBO, kundër franqezit Hakim Zoulikha. Kjo do të jetë mbrojtja e parë e titullit evropian. Në matjet zyrtare Haxhiu dukej i përgaditur mirë, dhe këtë e kishte deklaruar disa ditë më parë për Kosova Boxing se ndjehet mjaft mirë dhe në formë të shkëlqyeshme. “Pres me padurim këtë përballje. Jam përgaditur mjaft mirë ku pres fitoren e radhës” kishte deklaruar Krasniqi për agjencionin tonë. Krasniqi doli në matje 79. 1, ndërsa kundërshtari i tij Zoulikha diç më i lehtë 78.5.

Krasniqi fitoi titullin e kampionit evropian e fitoi vitin e kaluar kur mposhti Abdelkahim Dergal me ndërprerje në raund të 4-të. Ky ishte meçi më i bukur i Krasniqit në karrierën e tij e shfaqur këto vite, ku boksieri ynë e dërmoi plotësisht franqezin e natyralizuar. Në saje të performancës së tij në vitin 2011, Krasniqi nga Kosova Boxing është zgjedhur boksieri i vitit.

Meçi ndërmjet Krasniqi dhe Zoulkha do të transmetohet drejtpërdrejt sonte nga ora 22:00 në televizionin shqiptar SUPERSPORT 1 dhe televizionin gjerman sportiv SPORT 1.  

Këto janë pamjet nga matjet zyrtare të cilën na dërgon bashkëpuntori ynë Eroll Popova.

Foto : Eroll Popova

Artan Vërbica
7 Janar 2011

1 thought on “Haxhi Krasniqi i gatshëm sonte të mbroj titullin evropian

  1. hajde hagji knaqna sonte pak mos u gut as mos u tut por grushto se e qet no kaut hahahaah me rrespekt besniku gjilan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.