RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi do të jetë kampioni i parë botëror shqiptar?

3 min read

cleverly krasniqiPak më shumë se tre javë na ndajnë nga dueli historik ndërmjet boksierit tonë Haxhi Krasniqi dhe britanikut Nathan Cleverly. Meçi që do të mbahet në Londër do të jetë njëri ndër më intersantët në ishull sa i përket boksit shqiptar. Duele të mëdha në këtë vend janë zhvilluar nga disa boksier tanë si Kreshnik Qato kur në vitin 2006 arriti të kurorëzohet me titullin e Britanisë së Madhe në kategorinë super të mesme, por ishte edhe ajo e vitit 2009 kur Elvir Muriqi boksoi kundër njërit ndër boksierët më të mirë britanik të gjitha kohërave, ish-kampionit botëror Clinton Woods të cilin e humbi me nuancë të vogël të pikëve. Thuajse çdo tre-katër vite ethet kthehen sërish në ishull, por kësaj here gara e këtij dueli është më e madhe pasi boksieri ynë sfidon titullin e më të mirit në botë.

E gjitha bota shqiptare është e fokusuar dhe drejtuar nga Londra ku padyshim presim që data 16 Mars të sjellë për herë të parë një kampion bote shqiptar. Atë që nuk e kishin arritur t`a bënin Luan Krasniqi dhe Shpend Abazi, rasti i vije Haxhi Krasniqt ku gjasat janë të mira për triumfin e boksierit tonë.

Kosova Boxing vazhdimisht është nën përcjellje të përgatitjeve të boksierit tonë, dhe deri më tash çdo është duke shkuar sipas planprogramit të tij në rrugën e suksesit të tij. Krasniqi ka të gjitha elementet të triumfoj. Kjo është parë në dy vitet e fundit të tij ku karriera e tij ka pasur progres të madh.

Palestra Wembly e Londrës do të jetë e përmbushur ku nga shumë adhurues tanë të boksit, javën e mesit të Marsit do të janë në Londër. Nga Gjermania, Zvicra, Italia, Franca por edhe nga shtetet e Skandinavisë do të udhëtojnë drejt Londrës. Poashtu komuniteti shqiptar që jeton në Angli janë duke e pritur me entuziasëm të madh këtë përballje.

Ne kontaktuam Agim Halilin një njohës të madh të boksit i cili njëherit është edhe ndihmës trajner i Kreshnik Qatos. “Unë me disa bashkëpuntor kemi nisur fushatën e marketingut që me 16 Mars të kemi një festë të madhe këtu në Londër. Jemi mobilizuar dhe presim që në ditët në vijim të kemi edhe më shumë prani të forcave shqiptare sa i përket organizimit. I kam kontaktuar edhe Tifozat Kuq e Zi ku edhe ata do të janë në numër të madh në ditën e ngjarjes. E gjitha Londra do të jetë e veshur kuq e zi atë mbrëmje” thekson Halili për Kosova Boxing.

Halili më tej thekson se Krasniqi ka gjasa të mira të bëhet kampion bote. “E njoh mirë Cleverlyn. Kam pasur rast ta shoh nga afër në stërvitje por edhe kam përcjelluar duelet e tij. Prandaj mund të konstatantoj për te së është boksier shumë i mirë, por jo më i mirë së Krasniqi. Unë them se Krasniqi për disa nuanca është më i mirë se Cleverly, por i dërgoj mesazh Krasniqit nepërmjet faqës suaj që Krasniqi të jetë i kujdesshëm sepse nuk e njeh mentalitetin anglez, ku janë shumë dinak” thekson Halili.

“Për shumë vite e përcjellë boksin anglez duke pasur shumë idhuj në të kaluarën si Chris Eubank, Princ Nasem Hammed, Lennox Lewis etj. Në Angli boksi dallon shumë me atë të tjerave vendeve evropiane. Psh, në Gjermani janë gjyqëtarët të cilët në fund të marrin fitoren dhe poentojnë kundër teje. Në Angli është ndryshe, atje gjyqëtari në ring është i përzgjedhur dhe punon e kryen në favor të vendasit, ndërsa gjyqëtarët gjykojnë drejtë. Prandaj një konstantim i imi, Krasniqi duhet të jetë i kujdesshëm në ring, sepse do të tentohet të gjykohet me ndonjë vërejtje publike e cila do të numërohet si “Knock-Down” dhe poashtu me ndonjë diskualifim para kohe dhe parandalimi të bëj meçin siç dëshiron Krasniqi. Do ta sygjeroj Krasniqin të ketë kujdes në këto tre elemente” tha Artan Vërbica.

E gjithë ky material u përgatitë nga Shpend Ahmeti dhe Artan Vërbica.
22 Shkurt 2013

1 thought on “Haxhi Krasniqi do të jetë kampioni i parë botëror shqiptar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.