RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi boksieri më i mirë i vitit 2014

2 min read

Haxhi KrasniqiPrishtinë, 22 dhjetor – Viti 2014 ishte viti më vështirë për të përzgjedhur boksierin vitit, duke ditur se kishte shumë boksier që u dalluan. Ndër më të mirët u dalluan Nuri Seferi, Edis Tatli dhe Haxhi Krasniqi, që njëri nga këta do ta fitonte këtë çmim që Kosova Boxing që nga themelimi i vitit 2009 e ndan epitetin për më të mirin. Ky është viti i gjashtë që ndahet titulli i më të mirit. Ndërsa Kosova Boxing, për herë të tretë Krasniqin e zgjedh boksierin më të mirë të vitit. Krasniqi më parë u zgjodh me 2011 dhe 2012 boksieri më i mirë i vitit.

Agjencioni Kosova Boxing duke u konsulltuar me bashkëpuntor (Shkumbin Sekiraqa, Rexhep Hasani, Shpend Ahmet, Artan Muhaxhiri, Blerim Vuniqi, Nexhi Zeka, dhe Artan Vërbica) vendosëm që epiteti i më të mirit ti takoj këtë vit, Haxhi Krasniqit.

Krasniqi ArtaniKrasniqi Artani 2Haxhi Krasniqi pati këtë vit tri meçe, ku në tre duelet e tij doli fitues. Ai ishte brilant në tre meçet e tij. Meçin e parë këtë vit e pati në muajin mars ndaj ganezit Emmanuel Danso, të cilin arriti ta nakautoj në raund të 7-të. Me këtë fitore, Krasniqi u kurorëzua me titullin WBO-International. Fitoren e dytë e zhvilloi në muajin korrik ku mposhti ukrainasin Oleksandr Cherviak me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore mbrojti titullin WBO-International dhe fitoi titullin tjetër WBA-Continental që ishte vakant. Dhe në fundjavën që lamë pas arriti fitore ndaj polakut Dariusz Sek me vendim unanim pas 12-raundeve duke mbrojtur titujt WBO-International dhe WBA-Continental.

Titulli i boksierit më të mirë Haxhi Krasniqit iu nda mbrëmë në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, ku Krasniqi u prit në mënyrë madhështore. Çmimi iu nda nga pronari i Kosova Boxing, Artan Vërbica.

Kosovaboxing.org
23 dhjetor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.