RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Hapet akademia e sporteve luftarake “Fight Power” në Mynih të Gjermanisë

2 min read

IMG_1287IMG_1550nikki adlerarmand cullhajagron kurtishi akademia fight power IMG_1422IMG_1514IMG_1526IMG_1527Alleestrasse, Mynih, Gjermani – 5 Janar 2013– Eksperti i kikboksit dhe tajboksit Agron Kurteshi dhe boksieri ynë perspektiv Armand Cullhaj kanë hapur akademinë e sporteve luftarake (boks, kikboks, tajboks dhe K-1) në perfieri të Mynihut në Unterschleissheim të Gjermanisë.

Promovimi dhe hapja zyrtare u bë në mënyrë madhështore ku kishte mjaft të pranishëm, por ngjarjen e madhështoi presidenti i ISKA-së për Gjermani, Davut Sidal dhe kampionja e Gjermanisë në kategorinë super të mesme Nikky Adler (Nikola Orlovic) e cila javën e ardhshme do të dyluftoj për titullin e vlefshëm në konkurrencën e femrave, titullin WIBA.

I kënaqur me arritjen e themelimit të kësaj akademie ishte Agron Kurtishi i cili edhe e bëri hapjen solemne, ku më pastaj u dha një demonstrim profesional nga ana e tij duke treguar cilësit e tij profesionale.  Krejt në fund u dha një koktej rasti për të pranishmit.

“E kam pasur ëndër që një ditë të hapi një shkollë për sporte luftarake dhe besoj shumë shpejt puna jonë do të sjell frytë dhe kualitet” theksoi Kurtishi për Kosova Boxing.

Kurtishi ka eksperiencë të mjaftueshme në kikboks dhe tajboks ku për 10 vite ka punuar si instruktor. Ai ka vetëbesim të madh dhe synim që kjo akademi të prodhoj sa më shumë talenta në shumë fusha të sporteve luftarake.

“Qëllimi im është të zhvilloj sportet luftarake dhe të prodhojmë sa më shumë talenta ku me një punë profesionale të arrijmë majën e suksesit” tha Kurtishi.

Përvojës së Agron Kurtishit iu ka bashkangjitur boksieri profesionist Armand Cullhaj i cili nuk ka hezituar dhe i është bashkangjitur për të themeluar akademinë e përbashkët për sportet luftarake.

“Unë si boksier profesionist i jam bashkangjitur idesë së Agronit duke e përkrahur dhe themeluar këtë shkollë së bashku. Besoj do të mobilizohemi duke u bashkangjitur për të ardhmen e kësaj shkolle. Shpresoj sukseset do të janë të mëdha. Kam besim te Agroni i cili shquhet për punë dhe profesionalizëm. Unë do të mësoj shumë gjëra nga ai. Te dytë synojmë shumë në boksin profesionist. Ai do të jetë në të ardhmen edhe trajner i imi” theksoi Cullhaj për Kosova Boxing.

Të gjithë ata që ata që dëshirojnë të ushtrojë në këtë akademi mund të lajmërohen në këtë adresë:

Fight Power
Alleestrasse 14
85716 Unterschleilssheim
+41 (0) 152 33 64 50 74
Info@fight-power-academy.de
www.fight-power-academy.de

Përgatiti:
Artan Vërbica

 

1 thought on “Hapet akademia e sporteve luftarake “Fight Power” në Mynih të Gjermanisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.