Die. Gus 9th, 2020

Halili shkëlqen kundër Tucker-it, e mposht me vendim unanim

2 min read

Huntington Center, Toledo, Ohio, SHBA, 30 qershor 2017 – Enver Halili (10-0, 3 KO) ka arritur të shënoj fitoren më të madhe në karrierë. Ai premtoi se nga Ohio do të kthehet me fitore dhe premtimin e mbajti, duke qenë më i mirë se amerikani Tucker (14-1, 8 KO). Kjo paraqitje e tij nuk la asnjë dyshim, ndërkohë që gjyqëtarët nuk patën as të paktën mundësin ta shpëtojnë Wesley Tuckerin, i cili boksoi në ringun vendas. 

Dueli filloi me epërsi të Wesley Tucker i cili fitoi raundin e parë, por kjo ishte e tëra nga ai i cili arriti të bëjë në këtë duel. Nga raundi i dytë deri tek i fundit i teti Halili mori plotësisht meçin në kontroll duke shkëlqyer duke bërë njërën ndër paraqitjet më të mira në karrierë. Rezultati i meçit ishte i thellë, 79-71 për Halilin.

“E falenderoj zotin që më ka dhënë talentin dhe familjen që më mbështetur gjithmonë duke besuar në mua” theksoi Enver Halili menjëherë pas meçit, ekzkluzivisht për Kosova Boxing. 

Kjo fitore vjen në një moment të duhur. Halili para kësaj përballje rangohej në pozitën e 269-të në entin për statistika në boxrec, ndërsa fitorja e mbrëmshme do ta ngrisë atë në pozitë më të lartë, sigurisht në TOP e 150-ve më të mirë në botë. Ndërkohë Tucker para përballjes me Halilin pozicionohej më mirë i 182-ti.

Për 29-vjeçarin Halili kjo është fitorja e dytë këtë vit. Ai në muajin mars boksoi me nikaraguanin, Ariel Vasquez të cilin e mposhti me nakaut teknik në raund të katërt. Me fitoren e arritur Halili hynë në mesin e boksierëve pretendent shqiptarë për boksierin e vitit nga Kosova Boxing. 

Artan Vërbica
1 korrik 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.