RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Grushtat e fortë të Matit si duron as afrikani Luanja

2 min read

Artan Vërbica

Manchester Arena, Angli, 7 mars 2020 – Reshat Mati ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe me një fitore të rahdës. Ai në debutimin e tij në Evropë, pikërisht në Manchester të Anglisë mposhti afrikanin, Abdallah Luanja me nokaut teknik në raund të dytë.

Mati (7-0, 4 KO) shfaqi njërën ndër meçet më të mira në karrierën e tij të deritashme. Ai dërmoi afrikanin nga Tanzania, Luanja duke i shkaktuar humbjen e tetë karrierë, karshi 13 fitoreve (9 KO) dhe dy barazimeve në gjithsejt 23 meçe profesioniste.

Mati e filloi meçin furrishëm ku që në raundin e parë i dha disa goditje të forta Luanjas. Ai pa dobësitë e kundërshtarit të cilin arriti ta dëmtojë seriozisht në këtë raund. Ishin goditjet e tij të forta kryesisht “body-shot” apo goditjet në trup që e dobësoi duke pasur më lehtë më pastaj.

Në raundin e dytë Mati ngriti intensitetin duke eksploduar me goditje të njëpasnjëshme deri sa Luanja dërmohet duke mos mundur më ti duroj goditjeve të forta dhe të sakta nga boksieri ynë. Ishte goditja finale nga Mati, e majta në pleksus të cilin e detyroi të bie në gjunjë. Ai u ngrit por jo i denjë për të vazhduar, kështu që arbitri ndali meçin.

Çfarë të themi, vetem se një prezentim dinjitoz në Britaninë e Madhe për Reshat Matin, duke fituar përkrahës rreth botës ku edhe shumë shqipëtarë që jetojnë në Angli shkuan për ta përkrahur atë. Ai fitoi zemrat edhe të shumë britanikëve.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.