RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Grooves me “body shot” mposht Cox-in

1 min read

Grooves dhe Eubank Jr, zhvillohet në fillim të vitit 2018

George Grooves (27-3, 20 KO) ka qenë me fat mbrëmë duke mposhtur më lehtë se që është menduar amerikanin Jamie Cox (24-1, 13 KO). Me këtë fitore Grooves mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBA. Dueli ishte i ashpër dhe interesant që nga fillimi, ku tre raunde ishin mjaft sfiduese dhe mjaft të ngushtë. Raundi i katërt ishte përcaktues ku Grooves me një grushtë fortë, me të djathtën e tij godet Cox-in në trup, që amerikani bjen në dysheme dhe nuk arritë të zgjohet dhe të vazhdoj më tej luftën. 

Kjo fitore britanikun e dërgon në gjysëmfinale të Turneut “Ali Trophy”. Ai do të takohet me britanikun tjetër Chris Eubank Jr, i cili mposhti javën e kaluar në Stuttgart të Gjermanisë, turkun Avni Yildirim me nakaut në raund të tretë. Pra, përballje e dy britanikëve do të jetë mjat interesante, ndoshta njëra ndër më interesante në kategorinë Super të mesme që kur boksoi Nigel Ben me Chris Eubank Senior në vitin 1993. 

Prezent në këtë mbrëmje ishte edhe Chris Eubank Jr në palestër, ku pas meçit që pati Grooves me Cox u ngjitë në ring duke u shikuar sy më sy me Grooves, duke u bërë të papritur përballjen e tyre e cila pritet të caktohet në muajin janar apo shkurt. 

www.kosovaboxing.org
15 tetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.