RTK

RTKLive
28 Janar, 2023

Granit Shala – Boksieri më i mirë i vitit 2022

1 min read

Prishtinë, 4 janar 2022 – Tradita vazhdon ku Kosova Boxing zgjedh më të mirin e vitit për 2022. Në një konkurrencë të ngushtë mes tre boksierëve të dalluar, Granit Shala fiton epitetin e më të mirit, duke lënë prapa Reshat Matin dhe Florian Markun.

Shala (13-0, 3 KO) pati parqitje mbreslenëse, duke shënuar tre fitore të mëdha ndaj tre kundërshtarëve me cilësi të larta.

Në duelin e parë të vitit, që e zhvilloi me 11 mars në Charlottenburg, Shala mposhti algjerianin me eksperiencë, Zine Eddine Benmakhlouf (23-6-1, 12 KO) duke e mposhtur me vendim unanim pas dhjetë raundeve.

Meçin e dytë të vitit e zhvilloi me 10 shtator në Wuppertal të Gjermanisë ku për kundershtar pati argjentinasin, Kevin Nicolas Espindola. Shala arriti fitore me vendim unanim pas tetë raundeve duke dominuar të gjitha raundet.

Meçin e fundit të vitit e pati me 12 nëntor në Clottenberg të Gjermanisë, kundër boksierit nga Venezuela, Luis Jose Marin Garcia (10-3-0, 7 KO). Shala triumfoj me vendim unanim duke përfunduar një vit të suksesshëm.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.