RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Golovkin vazhdon të impresionoj

1 min read

Gennadi Golovkin ndal në raund të gjashtë amerikanin Willie Monroe Jr

Gennady GolovkinInglewood, California, SHBA, 16 maj 2015 – Gennady Golovkin ka vazhdur me fitore impresionuese, ku kësaj radhe ka mposhtur amerikanin Willie Monroe Jr me ndërprerje në raund të gjashtë.

Me këtë fitore Golovkin mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin Super WBA, dhe poashtu mbrojti titullin Interim-WBC dhe poasht titullin e vlefshëm IBO.

Golovkin filloi mirë meçin duke lexuar dobësit e kundërshtarit që në raund të parë. Ndërsa që në raundin e dytë arriti dy herë ta hedh në dysheme amerikanin. Monroe u zgjua dhe u riaftësua, ndërsa që dominimin Golovkin e vazhdonte deri sa në raundin e gjashtë arriti me goditje të fuqishme ta godasë duke detyruar gjyqëtarin në ring Jack Reiss ta përfundon meçin.

Kjo ishte fitorja e 33-të për Golovkin në poaq meçe (30 KO), ndërsa që Monroe pësoi humbjen e dytë karshi 19 fitoreve (6 KO).

Duelin Golovkin vs. Monroe nga afër e përcolli ish-boksieri i Gjakovës, Bujar Bobani.

Kosovaboxing.org
17 maj 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.