RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Golovkin vazhdon të impresinoj

1 min read

Kazaku arriti edhe australianin Geale ta mposht me ndërprerje në raund të tretë

Madison Square Garden, New York, SHBA, 26 korrik 2014 – Gennady Golovkin 30-0 (27 KO) ka vazhduar dominimin e tij e shkatërrimit të kundërshtarëve. Ai kësaj radhe mposhti australianin Daniel Geale 30-3 (16 KO) me nakaut teknik në raund të tretë. Golovkin i pamëshirëshëm qysh në raund të dytë arriti ta hedh në nokdavn Geale-n, por që u zgjua dhe vazhdoi. Raundi i tretë ishte përcaktues ku Golovkin dëshiroi ta përfundoj meçin duke mos i lejuar atij këndellët nga nakdovni i raundit të dytë. Dhe pikërisht pas një rrëbeshi të goditjeve nga dy boksierët, i pari Geale arriti ta godas me të djathtën fortë Golovkonin, por që amortizoi goditjen dhe iu kundërpërgjigjë me të djathtën e tij duke e rrëzuar për herë të dytë. Dhe këtu ishte fundi ku Geale u zgjua shumë shpejtë, por që humbi balansin dhe gjyqëtari në ring Mike Ortega përfundoi meçin.

Me këtë fitore, Golovkin arriti që për herë të dhjetë të mbroj titullin e kampionit të botës në versionin WBA. Ai pas meçit e ftoi Miguel Cotton për përballje. Cotto është kampion i botës në versionin WBC dhe do të ishte super-meç.

Artan Vërbica
27 korrik 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.