RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Golovkin mbron titullin WBA ndaj Macklin me KO 3

1 min read

Kazaku vazhdon dominimin e fitoreve dhe mbretërimit në kategorinë e mesme

Genady GolovkinConnecticut, SHBA, 29 Qershor 2013 – Boksieri nga Kazakistani, Genady Golovkin ka vazhduar dominimin e tij në kategorinë e mesme duke mbrojtur titullin e kampionit botëror në versionin WBA, ndaj anglezit Matthew Macklin. Golovkin arriti që në raundin e tretë arriti të përfundoj meçin ku me një goditje në plexus e la të shtrirë anglezin. Kjo ishte fitorja e 27 në karrierën e tij në poaq meçe sa ka Golovkin meçe në profesionizëm ndërsa deri më tani kanë arritur vetëm tre kundërshtar të rezistojnë të gjitha raundet. 24 tjerat i ka shënuar me ndërprerje. Vetëm Sergio Martinez rangohet më lartë se Golovkin në ranglistën botërore. “Dua të boksoj me të gjithë kampionët tjerë botëror të versioneve tjerë, por asnjë prej tyre nuk dëshironë të takohet me mua. Shpresoj të boksoj me Martinez, por siç kanë shkuar bisedimet deri më tani, Martinez dëshironë të boksoj me mua në fillim të vitit 2014. Por, unë nuk dua të ndaloj. Dua të boksoj sa më shumë dhe të kamë shumë meçe” theksoi Golovkin pas meçit për mediat botërore.

Kosovaboxing.org
30 Qershor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.