RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gjatë kësaj jave do të njohim kundërshtarin e Golovkin për 5 maj

1 min read

Dueli revansh ndërmjet Gennady Golovkin dhe Saul Alvarez Canelo nuk do të zhvillohet siç është paraparë me 5 maj në Las Vegas. Arsyeja e gjithë kësaj është rezultimi i meksikanit me substancën e përdorur që është e ndaluar, “Cleanbuterol” që hynë në mjetet e pa lejuara të përdorën, ato të dopingut.

Canelo kishte rezultuar për herë të parë me “Cleanbuterol” në fillim të muajit prill. Edhe në herën e dytë ju gjet sasia e kësaj substance në gjak gjë që u përgatitë të dënohet nga komisioni i “Nevada Atletic Olimpic Commission” dhe si duket Canelo pritet të denohet me një vit suspendim.

Por, lajmi i mirë është se ngjarja nuk do të anulohet. Golovkin do të mbroj titujt e kampionit botëror dhe kundërshtari do të caktohet shpejtë, këto ditë. Mund të jetë Danny Jacobs me të cilin ka boksuar vitin e kaluar, anglezi Billy Joe Sanders por edhe irlandezi Garry O’Sullivan.

Pra, njerzit që kanë ble biletat dhe kanë planifikuar të udhëtojnë në Las Vegas, do të munden akoma të përcjellin ngjarjen edhe pse të dëshpëruar sepse kanë pritur të shohin Golovkin me Canelon.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.