Hën. Tet 26th, 2020

Golovkin dhe Canelo, po luajnë me adhuruesin e tyre

3 min read

Golovkin vs. CaneloKategoritë “Pound-4-Pound”, kanë nisur të bëhen të pa përgjegjëshme, e këtë po e bëjnë boksierët se po hyjnë në një konkurrencë të lehtë ti fitojnë titujt e pastaj po kanë frikë me i mbrojtë me konkurrentët të fortë që po shpallen zyrtar dhe po manovrojnë me shikuesin. Rasti i fundit është ai ndërmjet Saul “Canello” Alvarez, i cili mbrojti titullin e kampionit të botës ndaj Amir Khan, mirëpo disa ditë më pas e la titullin e WBC-së në kategorinë e mesme boksierit Genady “GGG” Golovkin. Por, Canelo a e ka pyetur vetën se si dy boksierët më parë që i mposhti, Miguel Cotto dhe tani Amir Khan, nuk ishin të kësaj kategorie por hyrën në përballje me te. Prandaj këtë është dashur ta kuptoj boksieri meksikan dhe jo tani ti ikë përballjes me Golovkin. Por, Golovkin është i gatshëm të bije edhe në kategorinë gjysëm të mesme për të boksuar me te, por Canelo sërish nuk ka përgjigje. Tashmë eksizton edhe një hipotezë tjetër për Golovkin, i cili ai mund të boksoj me kampionin botëror në kategorinë super të mesme në versionin WBO, Gilberto Ramirez. Ramirez i ka dhënë dritën jeshile Golovkinit se nëse don të boksosh kundër meje, eja dhe do të jap rastin nga fundi i vitit, pasi Ramirez ka të caktuar tani përballjen me 23 korrik në MGM, Las Vegas kundër gjermanit Dominik Britsch. Por, gjithesi Golovkin duhet të dëshmohet edhe në kategori të ndryshme për të treguar vetën se sa vlen, fundja ai sipas meje ende nuk ka boksuar me ndonjë emër të fortë.

Por, biznesi i boksit shkon edhe më larg, tani Canelo dëshiron të boksoj me Danny Garcia-n, kampionin aktual botëror në kategorinë gjysëm të mesme në versionin WBC. Kjo do të ishte mirë, por a do të duhej që edhe versionet botërore të boksit të kanë ndonjë kriter sa i përket kësaj, sepse nëse Canelo i ka falur titullin Golovkinit, atëherë WBC duhet ti thotë JO përballjes me Garcia-n. Do të duhej të shkoj sipas rregullës dhe procedurës që Canello ti ketë dy meçe të forta me TOP-15 boksierët në kategorinë e re për të fituar të drejtën për të sfiduar titullin e kampionit të botës në kategorinë e re. Pra, biznesi i boksit sot nuk është korrekt dhe menaxhaerët e pasur me para thejnë çdo rregull, e kjo po e dëmton boksierët e rinjë, sfiduesin, etj, të cilët nuk e marrin rastin me kohë dhe luhet lojë ndaj tyre.

Si duket Golovkin dhe Canelo po e luajnë lojën që e kishin pasur për pesë vite nga 2010 deri 2015, Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, por kjo tek këta dytë nuk besoj se do t`ju shitet.

Artan Vërbica
3 Qershor 2016 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.

php shell shell indir medyum medyum medyum Rokettube Lidyabet Bahis medyum medyum canlı casino siteleri 2020 trbet Replika Saat viagra sipariş Weed Store detaylı iç temizlik weed for sale taraftarium24 replika saat cialis sipariş lifta fiyat romabet romabet romabet ligobet ligobet ligobet betitbet merit slot slotbar giriş bettingtispter eczaneden viagra siparişi