RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Golovkin dhe Canelo përfundojnë kampanjën reklamuese para meçit të tyre

2 min read

Kampioni botëror në kategorinë e mesme në verionet WBC, WBA dhe IBF, Gennady Golovkin dhe sfiduesi Saul “Canelo”Alvarez kanë përfunduar kampanjën reklamuese të fundit të paraqitjeve para përballjes së tyre me 16 shtator në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Los Angjelosi ishte pika e fundit e ndalimit, ndërsa më parë u paraqitën edhe në Londër dhe New York. Këto paraqitje përdoren për meçe të mëdha duke rritur marketingun dhe audiencën para përballjes dhe përdorën më së shumti qendrat e mëdha botërore, aty ku interesimi është shumë i madh. 

“Ky meç do të jetë shumë i fortë dhe i vështirë. Unë do të përgatitem si për çdo meç tjetër, një qind për qind. Jam i gëzuar që adhuruesve po ju japim këtë meç me 16 shtator dhe kjo më motivon mjaft shumë. Ky meç është shumë i rëndësishëm për mua dhe sidomos adhuruesit meksikan. Do të stërvitem fortë që të jam i gatshëm” theksoi Canelo Alvarez për gazetarët e pranishëm që ishin prezent në Los Angjelos.

“Jam duke e pritur një meç kësisoj për gati 20-vite. Canelo është boksier ndryshe nga të tjerët që i kam pasur deri më tani. Ai është një boksier i madh dhe një kampion i vërtetë. Me 16 shtator shikuesve dhe adhuruesve do t’ju japim shfaqje të madhe” theksoi Golovkin.

www.kosovaboxing.org
28 qershor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.