Meçi i së shtunës së kaluar ndërmjet dy boksierëve më të mirë të kohës, Gennady Golovkin dhe Saul Alvarez Canelo, ka krijuar polemika të mëdha, për shkak të vlerësimit të pa barabartë të gjyqëtarëve. 

Meçi ishte i ngushtë dhe rivalizues gjatë gjithë kohës dhe i pakjartë me akcione nga dy boksierët, por ishte gjyqëtarja Adelaide Byrd, e cila e vlerësoi në mënyrë të një anëshme këtë meç me një vlerësim skandalozë, 118-110 për Canelon. Kjo bëri që e gjithë bota të denoncojnë këtë gjyqëtare duke mos e dëshiruar më asnjëherë ta shohin përskaj ringut. Dhe kanë të drejtë sepse dallimi është i madh dhe i padrejtë pa asnjë mbulese. Dy gjyqëtarëtet tjerë ishin më transparentë, Dave Moreti e vlerësoi me 115-113 për Golovkin, ndërsa Don Trella me 114:114. Dallimi i madh shifet nga dy gjyqëtarët Moreti dhe Trella nga Adalaida Byrd dhe kjo pritet të ndërmaret diçka nga ky rast. Nuk pritet të suspendohet Byrd, por do të pësoj një dënim për disa muaj duke mos e lejuar të gjykoj, zbulon Los Angelos Time. 

Statistikat flasin në favor të Golovkin. Ai pati 182 goditje të sakta, ndërsa Canelo vetëm 85 goditje të sakta. Shifrat japin pastërt fituesin dhe ai do të duhej të ishte “Triple G”. Por u pa kjartë se promoteri i kësaj ngjarje dhe poashtu menaxheri i Canelos, Oscar De La Hoya pati ndikim te rezultati në fund. 

Pas meçit Golovkin akuzoi për padrejtësinë të cilit iu bë. “Është fatkeqësi e madhe për boksin. Ndoshta ai ka fitura tre raunde, por jo më shumë. Unë fitova pastër. Ai nuk dëshironte të luftonte, ai ikte përballjes” theksoi Golovkin. 

Barazimi siç duket ishte dhurate e madhe për Canelon. Ai nuk dëshiron të boksoj sërish më me Golovkin: “Do të rikthehem në fillim të 2018-tës. Do të flasim me ekipin, por nuk mendojmë menjëherë për revanshin. Revanshi nuk ka sensë dhe interesim” tha Canelo për mediat amerikane. 

Canelo siç duket dëshiron të boksoj me dike më të dobët dhe që do ti sjellë më shumë miliona dollar, se sa kundër Golovkin i cili mund t’ia përfundoj karrierën. Ai para përballjes me Golovkin ka ftuar Floyd Mayweatherin për revansh. 

www.kosovaboxing.org
22 shtator 2017