RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Glowacki bombardon Huck-un, ndërsa Tarver dhe Cunningham ndahen me barazim

1 min read

GlowackiPrudential Center, Newark, New Jersy, 14 gusht – Polaku Krzystof Glowacki ka nakautuar gjermanin e natyralizuar Marco Huck në raundin e 11-të duke fituar titullin e botës në kategorinë kruzer në versionin WBO.

Glowacki i cili konsiderohej jo favorit ndaj Huck arriti të dëshmoj se është më i mirë se Huck. Ai jo vetëm që bombardoj Huck-un në raund të 11-të, por e dominoi meçin duke qenë edhe më i mirë gjatë gjithë meçit duke qenë edhe në avantazh për dy raunde deri në raundin e 11-të.

E kemi theksuar qysh kur Glowacki mposhti boksierin tonë Nuri Seferi në janar të këtij viti se bëhet fjalë për një boksier cilësor dhe që ka potencial të bëhet kampion i botës, dhe fjalë tona sonte u dëshmuan. Kishim polemika parameçit ku në faqen e Kosova Boxing në Facebook duke u tubuar më shumë se 60 komente se si do të dal ky meç, dhe ja që meçi përfundoj në të mirë të Glowackit ku pak njerëz e kishin pritur.

Dueli kryesor ishte ai ndërmjet Antonio Tarver dhe Steve Cunningham. Ndryshe nga meçi Huck dhe Glowacki, ky meç ishte më i dobët duke përfunduar me barazim. Njëri gjyqëtar vlerësoi fitoren e Tarver me 115-114, njëri për Cunningham me 116-114 dhe i treti me barazim 114-114.

KOSOVA BOXING
14 korrik 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.