RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gjysëmfinalet nga Kampionati Kombëtar

3 min read

Në foto Albi Sorra nga klubi i boksit Arena Tiranë, duke u shpallë fitues

Raporton nga vendi i ngjarjes, fotoreporteri i Kosova Boxing: Shpend Ahmeti 

Albi SorraShkodër, 24 tetor 2015 – Dita gjysëmfinale ka kaluar me disa meçe interesante, ndërsa që finalja do të jetë shumë  e vështirë të përcaktohet se kush do të fitoj. Vllaznia ka 6 finalistë, ndërsa Tirana 5 finalistë.

Kampioni i vitit të kaluar në peshën 52 kg, Klevis Vrapi ka triumfuar ndaj boksierit të Dinamos së Tiranës, Klevi Rama duke e mposhtur me rezultat 3 me 0. Vrapi me shumë suksesë dominoi meçin duke fituar pastërt boksierin Rama. Ai në finale do të takohet me boksierin e Vllaznisë, Ardit Ago i cili sot fitoi pa luftë ndaj Mindor Sulaj. Një meç u zhvillua në kategorinë deri 60 kg, ndërmjet Taulant Zajmit të Dinamos nga Tirana dhe Renald Pirana nga Vllaznia e Shkodrës. Pas tre raundeve Zajmi doli më i mirë duke fituar me rezultat, 3 me 0. Duel të bukur shfaqi Anxhelo Markhasanaj. Boksieri tiranas mposhti boksierin nga Apollonia, Arnold Kuçari pas tre raundeve me vendim unanim të gjyqëtarëve. Markhasanaj boksoi me menquri dhe tregoi cilësi të një boksieri të madhë. Duel intersant ishte edhe ai ndërmjet Kristian Shytanit nga Vllaznia dhe Denis Nurjes nga Tirana. Në këtë meç u demonstrua luftë dhe rrahje nga afër, ndërsa që pak kishte elemente të boksit. Në raund të dytë Nurja padashje goditi Shytanin me kokë, dhe kjo u sanksionua duke ia marrë një pikë, gjë që në fund gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Shytanit, 3 me 0. Por, sipas informacioneve të KB. Vllaznia, Shytani nuk do të mund të paraqitet në finale pasi ka lënduar arkadën. Në gjysëmfinalen tjetër Albi Sorra nga ekipi Arena e Tiranës mposhti Indrit Zajmin nga Apollonia e Fierit me dorëzim në raund të tretë.
Në kategorinë deri 75 kg, Mateus Cullhaj mposhti Ermal Lazarin e Teutës së Durrësit me rezultat të thellë, 3 me 0. Cullhaj një talent i rallë, dhe nëse punohet me te do të ishte konkurrent për Lojrat Olimpike të vitit 2020. Ai ka predspozita të hatashme për të qenë yll i së ardhmes. Në gjysëmfinalen tjetër Alban Beqiri mposhti Marian Vashën e Vllaznisë. Beqiri tregoi për bukuri meçin më të bukur të mbrëmjes. Ai për momentin është boksieri më i mirë i Shqipërisë. Në konkurrencën deri 91 kg, Aleksandër Ramo nga Tirana, mposhti boksierin e Flamurtarit të Vlorës, Emanuel Kasaj duke e mposhtur me rezultat të ngushtë, 2 me 1. Dhe dueli i fundit ishte ai në kategorinë +91 kg, ndërmjet kampionit të vitit të kaluar 2014, Indrit Laçit nga Tirana dhe Nelson Hysës nga Vllaznia. Ky ishte meçi më i dobët i mbrëmjes, pati më shumë kapje se gjuajtje. Në fund Hysa u shpallë fitues me rezultat, 3 me 0.

 Të gjitha rezultatet e ditës gjysëmfinale: 

52 kg – Ardit Ago (Vllaznia Shkodër) vs. Mindor Sulaj (Tirana) – WO
52 kg – Klevis Krapi (Teuta Durrës) vs. Klevi Rama (Dinamo Tiranë) – 3:0
60 kg – Taulant Zajmi (Dinamo Tiranë) vs. Renald Pirani (Vllaznia Shkodër) – 2:1
64 kg – Anxhelo Markhasanaj (Tirana) vs. Arnold Kuçari (Apollonia Fier) – 2:1
69 kg – Kristian Shytani (Vllaznia Shkodër) vs.Denis Nurja (Tirana) – 3:0
69 kg – Albi Sorra (Arena Tiranë) vs.Indrit Zaimi (Apollonia Fier) –  RTD 3
75 kg – Mateus Çullhaj (Dinamo Tiranë) vs. Ermal Lazëri (Teuta Durrës) – 3:0
75 kg – Alban Beqiri (Tirana) vs.Marian Vashja (Vllaznia Shkodër) – 3:0
91 kg – Aleksandër Ramo (Tirana) vs. Emanuel Kasaj (Flamurtari Vlorë) – 2:1
+91 kg – Nelson Hysa (Vllaznia Shkodër) vs. Indrit Laçi (Tirana) – 3:0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.