RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gjithëçka gati për Pacquiao dhe Clottey

2 min read

Të dy boksierët kanë arritur në Texas ku këtë të shtunde me 13 Mars, do të takohen në stadiumin “Cowboy, Arlington” në Dallas të Texasit. Dueli do të jetë interesant për faktin se Pacquiao do të ketë një kundërshtarë të denjë, dhe do të shohim se si do t`ia dal kundër kampionit aktual botërorë në versionin WBO.  Shtatë herë kampioni i botës dhe boksieri i dekadës, Pacquiao është favorit absolute kundër Clottey, por në boksin gjithëmonë ekzistojnë befasirat dhe kjo e bënë sportin e boksit gjithëmonë sportin e parë luftarak në botë.

Siç thotë, kolegu im, miku im, komentatori legjendar, Ahmet Golemi për Manny Pacquiao “Trandafili i Filipinës” është boksieri i cili ka dhënë shumë për këto vite. Gjunjëzimet, që ia ka shkaktuar boksierve me renome botërore si, De La Hoya, Miguel Cotto, Ricky Hatton, Juan Marquez, Juan Diaz, i detyroi të pensionohen para kohe. Këto luftra të fituara e bërën Pacquiao boksierin më të mirë të dekadës. Kush është në radhë, mbas Clottey, përmendet i shumë përfoluri Floyd Mayweather. Dueli ishte parashikuar të ndodh me datën 13 Mars, por Mayweather u tërhjek. E tërë bota, e dëshiron duelin Pacquiao me Mayweather, kjo do të shifet se a do të ndodh, mirpo mëkat për boksin nëse nuk do të zhvillohet ky duel, sepse këta dy boksier gjatë këtyre viteve dhanë shumë shfaqje për publikun botërorë. Fituesi Pacquiao vs Mayweather do të ipte boksierin më të mirë, i cili do të kalonte legjendat, Roberto Duran, Marvis Hagler, Thomas Hearns, e shumë tjerë që fituan çdo gjë nga kategoria në kategori.

Manny Pacquiao në vendin e tij në Filipinë, konsiderohet si mbret, këtë popullaritet e ka arritur edhe në SHBA-të, ku me luftrat e tij, e ka arritur kulmin e karrierës. Dueli Pacquiao dhe Clottey pritet të mbledh reth 45.000 shikues në stadiumin Cowboy në Dallas. “Jam i inspiruar të jap një shfaqje të mrekullueshme. Do t`a bëj më të mirën” deklaroi Pacquiao. Ndërsa trainer i tij, Fredie Roach deklaroi:”Pacquiao e dëshiron këtë, ai dëshiron të jap performancën e tij, vetem ai është në gjendje t`i mbledh 45.000 shiques”. Deri sa Pacquiao dhe traineri i tij, Froach, flisnin shumë, Clottey iu përgjigjë me një deklaratë të shkurt:”E prediktoj luftën tim. Unë do të fitoj”.

KosovaBoxing.org do t`ju pasqyroj të veçantat dhe çastet më të mira të kësaj lufte.

Artan Vërbica
11 Mars 2010

1 thought on “Gjithëçka gati për Pacquiao dhe Clottey

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.