RTK

RTKLive
14 Gusht, 2022

Gjithçka gati për turneun “Memoriali Vllaznia 2012”

1 min read

Sot në Shkodër do të fillon turneu memorial  “Vllaznia 2012”. Për këtë aktivitet gjithçka është bërë gati ndërkohë nikoqiri ka bërë që turneu i këtij viti të jetë më madhështori sa i përket pjesëmarrjes së shteteve dhe cilësisë. Shtetet pjesëmarrëse do të janë Italia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Uzbekistani, Sri Lanka, Nigeria, Maroko, Egjipti, Gambia, Tunizia, Ekuadori dhe nikoqiri Shqipëria. Kosova prapë nuk do të marrë pjesë por nga kontaktet e disa personave të Federatës së Shqipërisë, është ftuar vetëm boksieri më i mirë i Kosovës, Liridon Zeqiri por ky i fundit për shkak të operimit të hundës, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë. Ndërkohë që boksierët tjerë sipas FBOSH, nuk kanë cilësi për pjesëmarrje, gjë që kanë të drejtë, por prapë do të ishte mirë të jetë së paku një boksier kosovar.

Vitin a kaluar boksieri më i mirë i turneut ishte Xhulio Vrenozi, ndërkohë performancë të mirë kanë treguar edhe Asmer Bilalli dhe Kristian Demaj ku dolën fitues në kategoritë e tyre.

Kosova Boxing do t`ju sjell rezultatet nga ky turne.

Kosovaboxing.org
9 Mars 2012

4 thoughts on “Gjithçka gati për turneun “Memoriali Vllaznia 2012”

  1. Suksese ekipit kombetar !! Uroj sa me shume medalja, dhe qe ky turne te jete nje shtyse e mire perpara kualifikimeve per ne Lojerat Olimpike.

  2. e ktu sylejman voca e te tjeret le ti japin komentet e tyre e jo ne turnirin pavarsija qe nuk vlen kurgja hiq ktu duhet te jet edhe kosova a po e shini ne qfar gjendje e kan pru boksin kosovar se qysh e di une para 6 viteve kosova cilsin e boksit dhe bokserat i ka pas larg ma te mire se te shqiperis po ja ku jemi sot… si do qoft iu uroj fat boksierve shqiptar suksese

  3. turp per federaten e boksit te kosoves dikur ishte superfuqi e boksit europian kurse sot nuk ariti ta dergoj asnje boksier ne shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.