RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Gjithçka gati për turneun Lah Nimani

1 min read

Shtëpia e Sporteve, Prishtinë, 29 Prill 2011 – Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës në prag të këtij turneu prestigjioz kanë mbajtur të premten një konferencë për media, ku kanë bërë të ditur se pjesëmarrjen në këtë turne krahas 13 boksierëve kosovarë e kanë konfirmuar edhe 21 boksierë nga pesë shtete të rajonit: Çekia (2 boksierë), Kroacia (3 boksierë), Bosnja e Hercegovina (4 boksierë), Mali i Zi (5 boksierë) dhe Maqedonia (7 boksierë). “Jam i bindur se ketë herë do të kemi rastin të shohim boks të cilësisë së lartë, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar disa boksierë shumë cilësor nga rajoni. Për këtë arsye ne besojmë edhe numri i dashamirëve të boksit në tribunat e palestrës do të jetë i madh, me çka do ta nderojnë legjendën e boksit kosovar, Lah Nimani dhe njëherësh do ta madhështojnë këtë turne”, ka theksuar Peci.

Ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në këtë turne do t’i mbrojnë këta boksierë: Fatos Ferizi (56kg), Liridon Zeqiri (60kg), Burim Hasani (64kg), Shpëtim Ahmeti (64kg), Gazmend Gashi (64kg), Besian Ramadani (75kg), Egzon Muqolli (81kg), Besart Xhafa (69kg), Arbër Elezaj (91kg), Fisnik Muharremi (+91kg), Armend Xhoxhaj (81kg), Marigona Beadini (64kg) dhe Albulena Gubetini (64kg). Turneu do të fillon nesër nga ora 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Foto : Gani Kosumi/albaspox.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.