RTK

RTKLive
18 Janar, 2022

Gjithçka gati për ngjarjen “SUPERPRO FIGHT NIGHT” në Bazel

2 min read

Ngjarja e ardhshme e “SUPERPRO FIGHT NIGHT” do të zhvillohet këtë fundjavë të shtunën me 12 mars në Bazel të Zvicrës. Në këtë eviniment të madh të organizuar nga vëllezërit Beqiri, priten të zhvillohet disa duele të mëdha.

Beqiri vs. Diender

Kampioni i shumëfisht botëror Shemsi Beqiri do ta ketë meçin kryesor. Ai përball do të ketë holandezin 34-vjeçar, William Diender. Diender ka eksperiencë të madhe në kikboks, ku gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 102 meçe me bilanc prej 62 fitoresh (32 KO), 38 humbje dhe dy barazime. Ndërsa Beqiri ka bilanc prej 74 fitoresh (37 KO),  9 humbje dhe një barazimi në gjithsejt 83 meçe profesioniste të zhvilluara deri më tani. Ky duel pritet me interesim të madh dhe do të jetë sfidues. Shemsiu rikthehet pas 15-muajve pushimi.

Beqiri vs. PiqueDueli tjetër interesant do të jetë parameçi ndërmjet Hysni Beqirit dhe Marco Pique. Pique ka eksperiencë të madhe në kikboks me gjithsejt 108 meçe, me bilanc prej 65 fitoresh (28 KO), 41 humbje dhe dy barazime. Ndërsa Hysni Beqiri ka 35 meçe me bilanc prej 34 fitoresh dhe një humbje. Synimi i radhës për Hysniun do të jetë GLORY.

Vllasaliu vs. Petrosyan

Duel tjetër me interes tonë do të jetë ai ndërmjet Ridvan Vllasaliut dhe Armen Petrosyan. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WFCA. Petrosyan është kikboksier i njohur dhe duhet pranuar se ka eksperiencë më të madhe se sa Vllasaliu. Ai nga 76 meçe sa ka zhvilluar në karrierën e tij, ka bilanc prej 64 fitoresh (24 KO), 11 humbje dhe një barazim. Ndërsa, Vllasaliu ka 29 meçe, me bilanc prej 21 fitoresh (11 KO) dhe 8 humbjesh.

Eksperienca më e madhe e Petrosyan, nuk e frikëson Vllasaliun, dhe me këtë rast, thekson: “Unë në Bazel kam udhëtuar vetëm për fitore. Ai është kikboksier i mirë, por nuk do ta ketë respektin tim dhe kjo do të më sjell fitoren mua. Në Kosovë do të kthehem me titull të botës”, është këmbëngulës, kikboksieri ynë.

Me Vllasaliun në Bazel ka udhëtuar edhe trajneri i njohur kosovar, Gasper Kaçinari. Kaçinari pret një luftë të fortë. “Pres të jetë meç shumë i fortë. Përgatitjet kanë shkuar mirë, dhe ne do të kemi rastin tonë dhe duhet patjetër ta realizojmë” tha Kaçinari për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
11 mars 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.