RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gjithçka gati për mbrëmjen e Mynihut këtë fundjavë

2 min read

Goni MunchenMenaxheri dhe trajneri i klubit të boksit “Fight Power”në Mynih, Agron Kurtishi është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për mbrëmjen e tij të radhës që do ta ketë me 22 nëntor në Mynih. Kurtishi i cili menaxhon dhe trajnon akademinë e sporteve luftarake, gjegjësisht boksit dhe kikboksit do të nxjerë dy boksier dhe katër kikboksier, dhe një luftëtar të MMA në mbrëmjen e tij.

“Të gjitha përgatijet kanë shkuar me planë dhe me 22 nëntor spektakli do të jetë gati. Të gjithë të pranishmit do të kënaqen me duelet që do të zhvillohen” theksoi Kurtishi për Kosova Boxing.

Meçin kryesor do të jetë në kikboks ku gjermani Alexander Gerth i cili do të dyluftoj për titullin evropian në versionin “WORLD GLADIATOR LEAGUE”.

Në parameç do të paraqitet edhe boksieri perspektiv James Chereji, 7-0 (6 KO), i cili përball do ta ketë kundërshtarin nga Gjeorgjia, Ruben Movsesian i cili ka 25 meçe, 13 fitore (11 KO), 11 humbje dhe një barazim. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin GBU në kategorinë e lehtë.

Poashtu në këtë mbrëmje do të boksoj perspektiva e boksiet femëror, Xenia Jorneac 1-0 (1 KO) e cila do të boksoj me  Sopio Putkaradze 10-2-2 (2 KO) e cila ka më shumë përvojë.

Mbrëmjen do ta madhështoj edhe gjermanja Antonia Hauswald, e cila është kampione gjermane në tajboks në kategorinë super pendël.

Biletat për këtë mbrëmje mund ti gjeni në në adresën Fight-Power-Academy.de dhe në numrat e telefonit 0152-33 64 50 74 dhe 089-31 85 95 51

Kosova Boxing
20 nëntor 2014

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.